Flash

Ambasadori amerikan në Kosovë: Çfarë i kam thënë privatisht Kurtit dhe Osmanit

Lapsi.al 22 February 2021
Ambasadori amerikan në Kosovë: Çfarë i kam thënë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka zbuluar disa detaje nga takimet me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Në një intervistë në T7 ai tha se ishte surprizuar nga rezultati i fitores së tyre ndërsa vlerësoi zgjedhjet si të lira dhe të drejta.

“Isha shumë i lumtur, shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren.

I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe për ta udhëhequr vendin dhe mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën” – tha Kosnett.

Ai tha se SHBA presin të kenë marrëdhënie bashkëpunuese dhe partneriteti me Qeverinë e Kosovës.

“Administrata e Biden e ka bërë shumë të qartë, nuk po flasim vetëm për Kosovën, por për të gjithë partnerët tanë se duam të kemi marrëdhënie të respektueshme dhe bashkëpunuese” – tha ai ndërsa bën edhe një sugjerim për deklaratat e Kurtit që e vendos dialogun me Serbinë jo ndër prioritetet kryesore.

“Kur zoti Kurti thotë, në rregull, dialogu, politika e jashtme, do ta lëmë atë pak më poshtë – përvoja ime është se bota nuk pret. Një qeveri amerikane e ka thënë këtë në të kaluarën. Nganjëherë vijnë në pushtet dhe thonë se dy vitet e para, katër vitet e para do të merremi me politikën e brendshme, e pastaj do të shqetësohemi për politikën e jashtme. Kjo është paksa e vështirë për t’u bërë, prandaj nuk do të fokusohesha shumë në këtë pikë.

Po. Ua kam thënë privatisht dhe publikisht dhe e them sërish, se duam të kemi marrëdhënie bashkëpunuese. Duam të dëgjojmë e jo vetëm t’ju flasim, por t’i dëgjojmë partnerët tanë në Kosovë dhe në Serbi, në rajon për çështje si dialogu, si integrimi ekonomik rajonal. Pra, dëshirojmë që të ecim përpara me mendje të hapur, e në këtë aspekt kemi thënë, Sekretari i Shtetit Blinken ka thënë se nuk do të hedhim poshtë tërë punën që është bërë për Ballkanin nga administrata paraprake.

Duam t’i rishikojmë me kujdes, t’i rimendojmë dhe të mbajmë atë që e vlen për të mbajtur. Prandaj, gjithashtu do të inkurajoja edhe të tjerët që të jenë mendjehapur dhe të shqyrtojnë bashkërisht çka është bërë në të kaluarën që ia vlen për t’u ruajtur për të ardhmen” – tha Kosnett. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mi...

19:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI