Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Rama flet për vaksinën ruse dhe kineze: Janë ende të paaprovuara në nivelin e OBSH-së

Lapsi.al 22 February 2021
Rama flet për vaksinën ruse dhe kineze: Janë ende të

Kryeministri Edi Rama ka folur për vaksinën ruse dhe kineze duke sqaruar se Shqipëria nuk ka hedhur hapa formalë pasi nuk janë të autorizuara dhe nuk kanë sasi në dispozicion. Sa i përket zërave se bëhet fjalë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, Rama theksoi se nuk ka të bëjë aspak me këtë dhe sado të rritet cmimi, nuk do të pengojë qeverinë që të sigurojë dozat e duhura për të vaksinuar cdo shqiptar kundër Covid-19.

Edi Rama: E kam ndjekur dhe këtë debat dhe dua të bëj një sqarim për të gjithë. Askush të mos mendojë se vaksina kineze apo ruse është në tezga dhe të paraqitesh që të paguash për ti marrë. Nuk është kështu. Dhe ndonjë shtet që ka deklaruar marrëveshjen, nuk ka marrë gjë. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi. Nuk është i tillë që sasitë në dispozicion janë të mëdha. Mbase është keqkuptuar në një formë adekuate ajo cka unë kam thënë, duke harruar atë që kam theksuar që në krye të herës që nuk kemi asnjë arsye në botë që nuk kemi asnjë dyshim për vlerën e këtyre vaksinave, por nga njëra anë janë ende të paaprovuara në nivelin e OBSH-së.

Kjo nuk do të thotë se po u rrimë larg dhe nga ana tjetër, nuk po mendojmë dhe nuk kemi arsye të mendojmë se duke qenë të linjëzuar krejtësisht me BE, kemi ndonjë precedencë, ndonjë prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina. Kështu që nuk kam ndryshuar mendim dhe arsyeja është në këto që thashë. Nuk është çështje gjeopolitike në sensin banal, por një luftë politike në të gjithë planetin për vaksinën. Ju e shihni dhe këtu që hidhen lloj lloj tezash dhe dënglash. Është luftë ekonomike dhe tregtare se nuk ka sasi.

Është dhe luftë që varet dhe nga niveli i marrëdhënieve të një vendi me një tjetër dhe nga raportet personale. Duket çudi, por varet dhe nga raportet personale. Në të gjitha rastet, dua ta bëj të qartë se ne nuk i kemi këto vaksina në dispozicion dhe po i refuzojmë. Nuk kemi hedhur dhe nuk do të hedhim hapa formal drejt këtyre dy burimeve se jemi të vetëdijshëm se nuk kanë arsye objektive që të na çojnë në këto rezultate.

Vaksina kineze është qartësisht e suksesshme, mjafton të shikojmë Turqinë, Emiratet e Bashkuara dhe efektet janë shumë pozitive. Kështu dhe për vaksinën ruse janë fjalë që bëjnë vlerësim pozitiv. Por shihni vendet që kanë kthyer kokën në atë drejtim dhe nuk rezulton që pjesa më e madhe e tyre të ketë marrë akoma vaksinën dhe ne këto analiza i bëjmë.

Një gjë duhet ta dinë të gjithë, nuk është çështje parash, çmimet po rriten se kërkesat janë të ethshme dhe oferta e vogël. Sado të rriten çmimet, nuk do lëmë një shqiptar të vetëm të presë përtej asaj që kemi mundësi të bëjmë. E them që t’i them njerëzve që mendojnë se është çështje fuqie ekonomike e buxheti, jo, nuk janë në treg. Nuk ka dyer të hapura që janë para nesh dhe nuk i kapërcejmë.

Të këshilluara

Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mi...

19:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43