Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Rama ndryshon qëndrim për vaksinën ruse dhe kineze: Nuk na i dhanë dhe i refuzuam

Lapsi.al 22 February 2021
Rama ndryshon qëndrim për vaksinën ruse dhe kineze: Nuk na i

Kryeministri Edi Rama ka folur për arsyet se përse vendi ynë nuk ka marrë vaksina nga Kina apo Rusia. Ndryshe nga herët e tjera kur ishte treguar i prerë për të mos i synuar ato, Rama tha se nuk shpresonte që të merrte doza nga Kina apo Rusia edhe sikur të bënte kërkesë.

“E kam ndjekur dhe dua të bëj një sqarim. Askush mos të mendojë që vaksinat kineze dhe ruse është në tezga. Nuk është kështu! Edhe ndonjë shtet që ka lidhur dhe deklaruar marrëveshje nuk ka marrë akoma gjë. Sasitë për ato vaksina janë të kufizuara. Merrni numrin e të vaksinuarve në Rusi në krahasim me popullsinë. Nuk është numër që të bëjë të besosh se sasitë janë të mëdha.

E dyta, mbase është keqkuptuar ajo që unë kam thënë, se nuk kemi asnjë arsye në botë për të vënë në dyshim integritetin e shkencëtarëve kinezë dhe rusë. Nuk kemi dyshim dhe kontestim. Ende nuk janë aprovuar nga OBSH, dhe nga ana tjetër, nuk mendojmë se ne duke qenë të linjëzuar me BE kemi ndonjë prioritet në radhën shumë të gjatë edhe për ato vaksina” – tha Rama në Rinas që u përpoq edhe të ruante fjalët që kishte thënë.

“Unë nuk kam ndryshuar mendim, dhe arsyeja është në këto që thashë. Nuk është çështje gjeo-politike, por është luftë politike në vetvete jo për ne. Në të gjithë planetin. Bëhet luftë politike në arenën globale, e shikoni edhe këtu që hidhen teza e dëngla. Sepse nuk ka sasi, dhe sigurisht mbas këtyre të dyjave është luftë që varet nga niveli i marrëdhënieve dhe raportet personale. Duket çudi por varet edhe nga raportet personale.

Në të gjitha rastet dua të bëj të qartë se nuk i kemi në dispozicion dhe po i refuzojmë. Nuk do të hedhim hapa formalë sepse jemi të vetëdijshëm sepse nuk ka arsye objektive që të na çojnë në rezultat” – tha Rama. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mi...

19:46

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI