Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Rama sulmon sërish Metën: Në djall votat kur rrezikohet jeta e njerëzve

Lapsi.al 22 February 2021
Rama sulmon sërish Metën: Në djall votat kur rrezikohet jeta e

Kryeministri Edi Rama i ka adresuar një mesazh të qartë të gjithë administratorëve të bizneseve që hapin dyert për mbledhjet politike, në kuadër të fushatës, pasi do jenë ata që do paguajnë.

Më pas Rama ka kujtuar se edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sipas tij ka thyer masat anti COVID, duke e konsideruar atë si një shembull katastrofik dhe fatkeqësi.

Po ashtu një thirrje Rama pati edhe për partitë kryesore politike, që sipas tij duhet të bien dakord se si do ia bëjnë deri në 25 prill.

“Ata të cilët iu hapin dyert e lokaleve këtyre politikanëve nuk duhet t’ia hapin se janë ata që paguajnë. Ata dëmtohen, ata që rrezikojnë t’u mbyllet biznesi dhe duhet ta refuzojnë këtë gjë.

Kur mendon që presidenti, babai i gjithë kësaj familje, rojtari i të gjitha palëve, garanti i shëndetit kushtetues është i pari që jep shembullin katastrofik, kjo është fatkeqësi. Unë bëj atë që t’ju kujtoj të gjithë kolegëve të mi, që nuk na duhen ata që humbasin nga kontakti me më shumë se 10 vetë përballë shëndetit të njerëzve. Në djall vafshin të gjithë, kjo është A dhe ZH.

Është një sfidë shumë e madhe dhe po mendoj se di si mund të realizohet në kushtet e kësaj lloj hapësire shumë të ngushtë njerzillëku në skenën politike, që forcat politike, të paktën ato kryesore të merren vesh se çfarë do bëjmë deri në 25 prill” – tha Rama.

Të këshilluara

Zgjedhjet, KQZ regjistron 9 parti të tjera

KQZ ka zhvilluar një mbledhje për shqyrtimin e kërkesave për regjistrimin e 13 partive, nga të cilat vetëm 4 nuk janë regjistruar. Ato janë: Partia Centriste Mi...

19:46

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI