Flash

Rama nuk bën prapa: Duhet të ndahen nga jeta personalitetet, për t’iu dhënë dekorata?!

Lapsi.al 21 February 2021
Rama nuk bën prapa: Duhet të ndahen nga jeta personalitetet, për

Nga stadiumi “Air Albania”, ku ishte për të parë nga afër procesin e vaksinimit të personaliteteve të moshuar, Rama i cilësoi të neveritshme dhe çnjerëzore akuzat e politikanëve për vaksinimin e personaliteteve, duke thënë se duhet të presim që ata të ndërrojnë jetë, për t’i vlerësuar apo dekoruar.

Qëllimi është që ky proces të vazhdojë pa ndërprerje. Kjo do të varet nga dozat që do të kemi në dispozicion. Unë kam shumë besim që do të sigurojmë doza plus në ditët dhe javët në vijim. Më vjen shumë keq për shkulmën e padenjë dhe të neveritshme të disa pseudopersonaliteteve që kanë akses në ekrane, që në mënyrën më çnjerëzore përhapën një tym krejtësisht të panevojshëm, sepse këta njerëz që vaksinohen sot janë të gjithë në kategorinë e plus 80-vjeçarëve dhe fakti që vaksinimi nis me një numër shumë modest, në krahasim me numrin e përgjithshëm që i kanë dhënë kaq vendit e shoqërisë, është një shprehje shumë e sinqert dhe shumë e thjeshtë, e kuptueshme, e një përkujdesjeje për këta njerëz, të cilët nuk duhet të presim të ndahen nga jeta për t’iu mbajtur fjalimet e për t’iu dhënë dekoratat, sic tanimë është bërë një trend qesharak në Presidencën e Republikës.

Të bëjmë atë që mund të bëjmë sot për sot. Nga ana tjetër, këtu nuk bëhet fjalë për asnjë lloj diferencimi, sepse këta njerëz i përkasin kësaj kategorie. Në sallë ka njerëz të njohur, por edhe krejtësisht të panjohur. Kjo do të vazhdojë gjatë gjithë ditës dhe kështu do të bëhet për të gjithë. Nuk do të zbritet më poshtë, pa përfunduar kjo kategori”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI