Flash

Vidhin banesa në Vaun e Dejës, dy të arrestuar nga policia

Lapsi.al 20 February 2021
Vidhin banesa në Vaun e Dejës, dy të arrestuar nga policia

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bushati”. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni i koduar “Bushati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

B. M., 50 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat dhe L. M., 27 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë hetimeve intensive ka rezultuar se këta shtetas, më datë 19.12.2020, kanë vjedhur një shumë parash dhe vegla pune në banesën e shtetasit G. J., në fshatin Rranxa, Bushat.

Gjithashtu, gjatë hetimeve të dokumentuara me prova ligjore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 28.10.2020, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S. P. në fshatin Stajkë, Bushat, Vau i Dejës, ndërsa më datë 13.09.2020, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B. Gj., në fshatin Mali i Jushit, Bushat, Vau i Dejës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje e rëndë në radhët e bluzave të bardha si pasojë e Covid-19. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare mjeku Petro Shamo. Ai ka mbajtur më parë ...

10:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI