Flash

Debati për vaksinimin/ Rama i përgjigjet Metës: Qenka diktaturë e ndarje klasore të vaksinosh Tinka Kurtin?

Lapsi.al 20 February 2021
Debati për vaksinimin/ Rama i përgjigjet Metës: Qenka

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë teksa është ndalur tek vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç që nis të dielën. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Fier, Rama iu është përgjigjur zërave kritikë, siç ishte dhe presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai tha se sipas Metës, është diktaturë që të vaksinohet aktorja Tinka Kurti, ndërsa shtoi që më këtë nismë iu jepet mesazhi qytetarëve që duhet të vaksinohen.

Rama: Sa për vaksinën, ju e shihni se ç’po ndodh ne Evropë dhe botë në përgjithësi. Shumë janë në hall, dhe në këtë mes ka halle e halle, tjetër është Gjermani, Itali e tjetër ne, si dhe tjetër 140 shtete që akoma se kanë marrë e s’dihet kur do e marrin vaksinën.

ne për fat të mirë e kemi nisur vaksinimin, s’jemi në kategorinë e Izraelit sigurisht që e pagoi vaksinën me 3-fishin e çmimit para se vaksina të prodhohej, duke rrezikuar që në rast se vaksina nuk aprovohet lekët ikin në lum, ndërkohë vendet e tjera se kanë bërë një gjë të tilla.

Tani kemi një fabrikë që përgjigjet për gjithë botën. ne kemi bërë çfarë mundën, bëra lypsarin në Amerikë dhe morëm një kontratë. Tani ka filluar lëvrimi, brenda marsit e gjitha sisa që do vinte mesi i janarit do të vijë, me Pfizer vijojmë çdo ditë kontaktet për ta ofruar dozat. brenda marsit mbarojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, mbarojmë dhe vaksinimin e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit. Ne në shtëpitë e të moshuarve kemi 437 që janë pa njeri, dhe 300 personel.

Unë thashë se do e fillojmë vaksinimin me disa personalitet që i kanë dhënë shumë vendit dhe që nuk duhet t’i kujtojmë vetëm kur marrim lajmin që u ndanë nga jeta, dhe prandaj duam t’i ndihmojmë me vaksinimin, dhe flas për personalitet 80+, s’thashë hajde marrim Bujar Nishanin ta vaksinojmë, dikush thoshte genocid, Meta thoshte diktaturë, ndarje klasore.

Pra qenka ndarje klasore që Tinka Kurtin ta vaksinosh, apo dikë tjetër mbi 80 vjec, apo Alfred Moisiun. Jo, si të tjerët ata do vaksinohen , dhe kjo është ndihmë që i jepet fushatës që duhet të vaksinohemi në kushtet kur kemi lloj sharlatanësh që flasin për cipa dhe kështu Bill Gates do mbledhë thashethemet e e këtyre për të bërë çfarë.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje e rëndë në radhët e bluzave të bardha si pasojë e Covid-19. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare mjeku Petro Shamo. Ai ka mbajtur më parë ...

10:24

Pandemia, Greqia mbyll edhe dy rajone të tjera

Edhe dy rajone të tjera të Greqisë, komuna e Evosmos-Kordelio në veri dhe ishulli Kalymnos, u vunë në mbyllje të rreptë të premten për të paktën nëntë ditë, për...

09:34

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI