Flash

Premtimet elektorale pa doganë të Ramës për mandatin e tretë: Do bëjmë porte, aeroporte dhe rrugë...

Lapsi.al 20 February 2021
Premtimet elektorale pa doganë të Ramës për mandatin e

Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kryeministri Edi Rama është ka folur për projektet që synon me marrjen e mandatit të tretë.

“Sot jemi në një fazë tjetër. Sot kemi në proces përfundimin e aeroportit të Kukësit. Pandemia na ka goditur sepse na ka bllokuar për një kohë shumë të gjatë aeroportin e Vlorës. Presim që të dalë fituesi dhe të lidhet kontrata. Mund edhe të mos lidhet kontrata siç na ndodhi me Milot-Balldren. Do të hapim aeroportin e Sarandës. Me këto aeroporte ne do të kemi një fuqi të madhe plus. Njerëzit ngatërrojnë stacionin e autobusit me aeroportin, kur thonë c’na duhen ne s’kemi bukë. Për bukë s’ka vdekur asnjë që nga koha e Skënderbut. Por këtu është kohë që s’kemi bukë. Nga ana tjetër janë dy transformime të mëdha që nuk janë dëshira, por procese shumë të avancuara, porti i Vlorës dhe i Durrësit. I sjellin një tjetër fuqi motorike ekonomisë shqiptare, portet dhe aeroportet. Shtohet fluksi dhe menjëherë shtohen shërbimet, shtohen aktivitetet. Aksi Muriqan-Milot-Tiranë përmes Thumanës-Rrogozhinë dhe Fier është gati. Kemi pasur Miltot-Fier dhe tani do t’i bashkojmë në një. Është një projekt që do të transformojë infrastrukturën. Janë një sërë projektesh të tjera po nuk po marr kohë. Këto janë projekte kyçe që nuk janë program elektoral , por pjesë e projektit tonë për t’i vënë në lëvizje. Në 7 vite kemi dyfishim të tokës së punuar. Punohej 120 mijë hektarë tokë, sot punohet 24o mijë. Kjo ka ndikuar dhe në rritjen e eksportit”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje e rëndë në radhët e bluzave të bardha si pasojë e Covid-19. Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare mjeku Petro Shamo. Ai ka mbajtur më parë ...

10:24

Pandemia, Greqia mbyll edhe dy rajone të tjera

Edhe dy rajone të tjera të Greqisë, komuna e Evosmos-Kordelio në veri dhe ishulli Kalymnos, u vunë në mbyllje të rreptë të premten për të paktën nëntë ditë, për...

09:34

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI