Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Pse politika e qeverisë që disa ti vaksinojë dhe të tjerët ti ekspozojë përballë vdekjes ka gjenezë genocidiste

Lapsi.al 20 February 2021
Pse politika e qeverisë që disa ti vaksinojë dhe të

Nuk ka asgjë të hatashme në kundërshtimin tim ndaj politikës që dikush të vaksinohet me prioritet për shkak se është "personalitet i shquar"?, sikurse u tha diku në Fier.

Pushteti politik nuk ka asnjë të drejtë të shpërndajë të drejtën për jetën me tallona si dikur lavatriçet sipas preferencave të tij subjektive dhe sipas "meritave".

Kjo bie ndesh me kushtetutën e Shqipërisë dhe me çdo kartë etike në mjeksi.

Problemi nuk është Alfredi, Tinka apo Anesti... Ata të rrojnë sa më shumë, dhe me shëndet, sikurse e ka bërë Zoti! Por, nuk ka nevojë të mësojnë ata popullin si të vaksionohet sepse ja mësuan mjekët. Ja mësoi kryeministri.

Rrjetet sociale, ku do i merr në konsideratë, kur nuk do quhen "kadrinj"

Po, është eugjenizëm sepse e lidh të drejtën për jetën me tipare "të veçanta", dhe ndan njerëzit përballlë vdekjes në "ata" dhe "ne".

Po, një politikë e tillë është parimisht e mbështetur në botëkuptim që qoftë edhe pa e ditur dhe padashjen ka fillime ideologjie genocidiste, sepse 80 vjeçarëve "jo personalitete" u thotë me nënkuptim : "Ju të tjerët prisni! Ekspozohuni vdekjes sepse kaq merita keni! "

Kush njeri që ka një gjysh a një gjyshe, një babë a një nënë, ka edhe pak cipë, do ta pranonte këtë?

Nuk thashë se është genocidizëm si Tucit që shfarosën Hucit, as se po hidhet napalm, por në parim është një fillim i rrezikshëm që duhet hequr dorë. Nuk ka kuptim të vaksinohen Tucit dhe të mos vaksinohen Hucit!!!

Meqë krahasohemi me botën, cili vend amerikan apo europian e ka bërë këtë? As Kina jo, as Rusia jo. As Turqia jo.

Nuk ka asgjë të hatashme. Eshtë detyra më normale e një profesori të filozofisë t'ua shpjegojë kështu etikën e pushtetit dhe jetës, çdo studenti, por edhe çdo qytetari. Unë nuk e di si e shpjegojnë këtë në Universitetin Politeknik të Stambollit, por jam i sigurt se në Paris, Berlin, Romë, Standford e shpjegojnë pikërisht kështu. Tani edhe para 25 vjetësh.

Pushteti poitik nuk duhet të bjeri në blasfemi dhe të zejë vendin dhe të marri rolin e Zotit. Roli i "babës" mjafton! Nëse dikush nuk bindet me fjalën time, le t'u drejtohet publiksisht drejtuesve të komuniteteve fetare, apo eticienëve kudo në botë dhe do të shohi se çfarë përgjigje do t'i japin.

Por ne nuk kemi këshilla etike në institucione sepse studentët e filozofisë i lemë 100 për 100 pa punë!

Në mos qoftë me aromë genocidiste, cinike po, se po!

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43