Flash

PD: Edi Rama e kuptoi se plani ynë e çon vendin para

Lapsi.al 20 February 2021
PD: Edi Rama e kuptoi se plani ynë e çon vendin para

Partia Demokratike thotë se Edi Rama ka filluar të kopjojë programin e opozitës si i vetmi plan që çon vendin përpara, duke iu referuar premtimeve për pagën minimale.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD i kujton gjithashtu kryeministrit se sa kohë nuk ka bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëjë as në 4 të tjerët që kërkon për mandatin e tretë. “Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij. Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë. Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.

Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët. Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara. Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë. Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë. Kështu fiton Shqipëria“, thuhet në deklaratën e PD.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI