Flash

Vettingu, problemet me pasurinë rëndojnë gjyqtaren eTiranës, Mariana Shegani

Lapsi.al 19 February 2021
Vettingu, problemet me pasurinë rëndojnë gjyqtaren eTiranës,

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Shegani u përball me një seri problemesh me deklarimin e pasurisë gjatë seancës dëgjimore në KPK, të cilat ajo i cilësoi si pakujdesi të paqëllimshme.

Nga Besar Likmeta

Të premten në mëngjes gjyqtarja e Gjykatë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mariana Sehgani (Dedi) u përball në sëancë dëgjimorr publike me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të nxjerra në pah nga hetimi administrativ i ndërmarrë si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjërësisht si procesi i vetingut.

Trupi gjykues i KPK-së përbëhej nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Firdes Shuli anëtare.

Gjatë relatimit të gjetjeve të hetimit administrativ, Bekteshi vuri në pah se Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.

Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Shegani i ciliësoi provat dhe konstatimet e paraqitura nga KPK konform procedurave ligjore, por insistoi se problemet e konstatuara për pasurinë ishin ‘pakujdesi të paqëllimshme.”

“Kërkoj konfirmimin në detyrë,” tha gjyqtarja në fund të seancës dëgjimore.

Gjyqtarja Marjana Shegani (Dedi) është emëruar në Gjykatën e Tiranës në maj të vitit 1992 dhe është bërë subjekt i deklarimit të pasurisë në vitin 2003.

Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI të dorëzuar në KPK, subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe jo në përputhje me ligjin, nuk ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje pasurie por nuk është në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka ndërmarrë një hetim të pavarur për pasuritë e subjektit ku është përfshirë një apartament 113 m2, i blerë në tetor 2002 me vlerë 50820 USD dhe i shitur në janar 2019. Sipas deklarimeve periodike të subjektit ky aset eshtë blerë me kredi të marrë në vitin 2003, ndërkohë që KPK ka zbuluar se dy këstet e para janë paguar në vitin 2002.

E pyetur nga KPK gjyqtarja ka deklaruar se për mbulimin e kësteve ka shërbyer nje kredi nga e motra me vlerë 2 milionë lekë, e cila nuk është deklaruar në deklaratat periodike dhe në deklaratën veting dhe është shlyer mes viteve 2003-2008.

Sipas KPK-së për këtë aset subjekti i rivlerësimit nuk ka pasur burime të ligjshme në vlerën 1.6 milionë lekë dhe nuk ka deklaruar kredinë nga e motra, si dhe ripagimin e kësaj kredie gjatë viteve 2003-2008. Shegani e cilësoi mosdeklarimin e ndihmës financiare nga e motra si pakujdesi që vinte si rrjedhojë e marrëdhënies së veçantë.

Gjithashtu KPK theksoi se subjekti nuk ka deklaruar në deklarimin periodik të vitit 2004 një garazh me vlerë 8000 USD. Probleme në deklarim KPK konstatoi edhe për sa i përket burimeve financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Kavajë.

Gjithashtu KPK konstatoi probleme në dokumentimin e ligjshmërisë së të ardhurave nga qiradhënia e vjehrrës së subjektit që kishin shërbyer për një investim në pasuri të paluajtshme me vlerë 2.6 milionë lekë, duke xjerrë një mungesë burimesh financiare për subjektin me vlerë 1.35 milionë lekë.

Nga hetimi i transaksioneve për blerjen e automjeteve KPK ka konstatuar mosdeklarimin e gjendjes cash me vlerë 1 milionë lekë në vitin 2008, si dhe mungesa burimesh financiare ndër vite në vlerë 240 mijë lekë dhe 101 mijë lekë .

Vendimi i KPK-së për Sheganin do të shpallet të martën me datë 23 shkrut në orën 9:45./ Birn

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi. Nazmi Xhaferri, mjek në spitalin e Gramshit ka humbur betejën me COVID. Lajmin e trishtë e ka dhënë drejtoria ...

16:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI