Flash

Vaksinimi me hatër/ Kurthi i Ramës me dozat e pakta të Pfizer

Lapsi.al 19 February 2021
Vaksinimi me hatër/ Kurthi i Ramës me dozat e pakta të Pfizer
Në kurthin e Edi Ramës për të nisur me një vaksinim preferencial kundër Covid 19 po bien një nga një jo vetëm ata që reagojnë me shkrime e statuese ne Facebook por edhe vetë presidenti i Republikës. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme kreu i shtetit ka goditur ashpër planin për të vaksinuar personalitetet para të moshuarve të tjerë. Lexo me tej: Andi Bushati:Të kapësh virusin me SPAK “Vetëm kriteret shkencore të gjendjes shëndetësore dhe të moshës, të vendosura ndërkombëtarisht, janë ato që duhet të vendosin përparësistë në vaksnimin e popullatës. Kriteret e ndarjes klasore, preferenciale dhe të përzgjedhjes arbitrare dhe selektive të njerëzve për të marrë këtë shërbim jetik, janë tipike për diktaturat dhe diktatorët”,-tha Meta në konferencën për mediat. Presidenti e akuzoi Ramën për genocid, duke thënë se ndarja e shqiptarëve në klasa është tipike diktatorjale. Një ditë më parë akademiku Artan Fuga e fshikulloi kryeministrin duke thënë se ai po “kërkon të marrë rolin e Zotit”. Nuk vonoi shumë dhe Rama u përgjigj në Twitter.  Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarët?! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?,”-shkruajti Rama. Përkrah Ramës u shfaq edhe ish presidenti Alfred Moisiu që me sa duket është një nga përfituesit e këtij vendimi dhe që do të shkojë të vaksionohet të dielën. “Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, tha ai në një prononcim për ABC NEWS. Armand Shkullaku Një vaksinë për të shpëtuar Ramën nga vetvetja  
Por e gjithë kjo orvatje për të ndarë opinionin në dysh, duket se nuk është veçse një kurth i pushtetit për të bërë të duket sikur procesi i vaksinimit është real. Ashtu sikurse e ka treguar edhe 'zbulimi" i kontratës së Pfizer, deri në gjysën e dytë të këtij viti, ka aq pak vaksina, nga të cilët do të përfitojnë shumë pak njerëz, sa nuk ia vlen barra qeranë që ato të shndërrohen në mollë sherri. Dokumentat/Si erdhi vaksina në Shqipëri, pse Rama se tregoi origjinën Kontrata 'sekrete" me Pfizer e zbuluar nga Gogo.al tregon se ajo nuk e mundëson dot nisjen reale të vaksinimit. Vëreni me kujdes tabelën më poshtë, ku janë të ndara intervalet në kohë të furnizimit të vaksinave. Në kolonën e dytë të tabelës tregohet se në janar do të mbërrinin në Shqipëri pak më shumë se 10 mijë vaksina. Në muajin shkurt do të vinin pak më shumë se 30 mijë vaksina. Pjesa tjetër, prej rreth 450 mijë dozash, vijnë pas muajit korrik. (Q3-Q4 Quarter 3- Quarter4 2021 ose Tremujori 3 dhe Tremujori4 i 2021).

Rama bën fushatë për PS-në me një dorë vaksina

  Pra, me shumë gjasë, e gjithë kjo lojë se kush po përfiton nga vaksina dhe kush jo, është thjeshtë një çark për të simuluar sikur për vaksinimin po debatohet realisht. Në fakt vaksina nuk ka, për një proces real do të diskutohet ndoshta vitin e ardhshëm, në 2022. Por problemi i Ramës është që atij kjo fushatë i duhet për vota, ndaj nuk po lë gur pa lëvizur që të duket si e vërtetë.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI