Flash

Në ikje, Isa Mustafa godet Vjosa Osmanin: "Një e paditur që u martua me Albinin"

Lapsi.al 19 February 2021
Në ikje, Isa Mustafa godet Vjosa Osmanin: "Një e paditur që

Ndonëse me një këmbë buzë greminës, kryetarit të dorëhequr të LDK-së, Isa Mustafa nuk i del e kqeqja me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani e cila transferoi mbi 200 mijë vota drejt Vetëvendosjes duke e çuar drejt rënimit ish partinë e tyre të përbashëkt. Në një postim ku ka shpjeguar zgjedhjet që ka bërë dhe veprimet që ka ndërrmarë Mustafa pretendon se Osmani nuk përfaqësonte asnjë ide, dhe se atuja e saj e vetme qe besa që i pati dhënë Vetëvendosjes. "Njerëzit që kanë kaluar në Vetëvendosje, nuk kanë treguar asnjëherë se çfarë ata i ofrojnë këtij vendi në aspektin ekonomik, zhvillimor, të partneritetit euroatlantik, por veç se ia kanë dhënë besën vetëvendosjes. Nuk kanë ofruar asgjë përpos njëzet fjalive me kritika. Sepse nuk dinë më shumë" ka shkruar ai (lexo ketu). 

Blendi Kajsiu: Kush po e nge kultin e Albin Kurtit në Tiranë

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur ish kryebashkiaku i prishtinës dhe ish kryeministri që tani po bëhet gati të dalë në pension edhe ndaj fushatës që bënë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

"Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”,  do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur".

SHIFRAT/ Vjosa Osmani, politikania më e votuar në historinë e Kosovës

Në të njëjtin tekst ai ka thene se nuk e ka kuptuar ende se perse vota popullore e derrmoi LDK-ne, se ai do te sillej po njelloj, dhe se qenka keq per Kosoven qe partia e madhe e Rugoves u rrezua ne kete humnere.

Por këto tashmë nuk ka njeri që nuk i di. Vjosa Osmani e përgjysmoi LDK dhe morri me vete mbi 200 mijë vota, sepse partia e saj e udhëhequr nga Mustafa, tradhëtoi votën e 6 tetorit 2019. Ajo shkeli mbi premtimin për të mos u bërë më kurrë vegël e Hashim Thaçit, ajo injoroi zotimin se nuk e pranonte idenë serbe të Minishengenit, ajo kërkoi besën e votuesve për të vendosur reciprocitetin dhe përdhosi atë. Isa Mustafa u ndëshkua nga zgjedhësit si mashtruesi më i madh politik që pas shpalljes së pavarsisë. Prandaj me çfarëdo që të thotë ai sot kundër Vjosa Osmanit, veçse vazhdon ti bëjë dëm LDK-së.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI