Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Kurti dhe Osmani pas fitores së zgjedhjeve: Nuk do të ketë hakmarrje

Lapsi.al 15 February 2021
Kurti dhe Osmani pas fitores së zgjedhjeve: Nuk do të ketë

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka reaguar për herë të parë pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurti ka dalë para mbështetësve që ishin mbledhur te selia dhe gazetarëve duke thënë se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi.

“Ky referendum për drejtësi e punë dhe kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua. Është diçka e pashembullt në Kosovën e pasluftës”, - tha Kurti.

I pari i LVV-së ka falënderuar aktivistët dhe komisionarët për menaxhimin e mirë të procesit zgjedhor si dhe diasporën që udhëtoi në vend për të votuar. Kurti ka falënderuar edhe kundërshtarët politikë për një garë të ndershme.

“Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë përgjegjësi”, - tha ndër të tjera Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Nuk do ta kemi prioritet krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin”, - theksoi Kurti.

Ndërsa kandidatja për presidente nga radhët e VV-së, Vjosa Osmani tha se qytetarët dëshirojnë një kapitull të ri.

“Qytetarët e Kosovës e dinë kur është mjaft, e dinë se është koha për një kapitull të ri. Përgjegjësia që na e keni dhënë është po ashtu një nder i madh. Ky është kapitull i punëve që do të kryhen”, - ka shtuar Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI