Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje drejt fitores së thellë, zhgënjen LDK e PDK

Lapsi.al 14 February 2021
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje drejt fitores së

Qe në votat e para të numëruara të zgjedhjeve të së dielës në Kosovë u vu re se Vetëvendosje e Albin Kurtit do të kishte një rezultat të thellë. Kur janë numëruar 19.86% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 45.10% të votave.

Në vend të dytë renditet PDK me 18.79% të votave e ndjekur nga LDK me 13.68% të votave. Një zhgënjim i thellë për këto dy parti, por sidomos për forcën e udhëhequr nga Isa Mustafa që duket se ka marrë një “shuplakë të fortë” edhe në bastionet e saj.

Sipas rezultateve zyrtare paraprake, më pas vjen AAK me 8.85% të votave. Deri tani NISMA ka 2.85% të votave duke mos e kaluar pragun për të hyrë në parlament, por janë ende shumë vota për tu numëruar.

Fitorja e Vetëvendosjes u paralajmëruar edhe nga disa EXIT POLL-e që u publikuan menjëherë sapo u mbyllën qendrat e votimit. Sipas këtyre Exit Poll, Vetëvendosje do të marrë mbi 50 deputetë dhe se bashku me pakicat mund të krijojë një qeveri deri diku solide. Me publikimin e këtyre të dhënave paraprake, mbështetësit e Vetëvendosjes nisën festën në rruigë pavarësisht të ftohtit të acartë dhe masave të pandemisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 47.08%. kjo është një pjesëmarrje më lartë se në zgjedhjet e vitit 2019 kanë votuar 44.18%.

Policia e Kosovës tha se gjatë procesit të votimit ka pasur incidente të vogla që nuk e cenojnë integritetin e procesit. Janë raportuar persona që fotografonin votën apo të tjerë që kanë tentuar të votojnë më shumë se një herë. Shqetësim në Prishtinë ka qenë se në orët e fundit ka pasur fluks votuesish dhe se në disa qendra mungonin fletët e votimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha mbledh sërish drejtuesit e qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në seli për herë të dytë drejtuesit politikë të PD në qarqe. News 24 raporton se në fokus të takimit do t...

18:10

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI