Flash

Më pak se 1 orë nga mbyllja e votimit në Kosovë/ Zbuloni cila është pjesëmarrja

Lapsi.al 14 February 2021
Më pak se 1 orë nga mbyllja e votimit në Kosovë/ Zbuloni

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote po u drejtohen sot kutive të votimit të cilat do të jenë të hapura deri në 19:00 për të zgjedhur 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e 8-të. Këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në garë janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Sipas Policisë së Kosovës procesi zgjedhor deri më tani e vlerëson si të qetë. Kështu ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani. Ai ka theksuar se deri më tani janë iniciuar dy raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren.

Procesi i votimit në të gjithë vendin është duke vazhduar edhe në këtë orë të fundit që ka mbetur. I tërë ky proces është duke u vëzhguar nga Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”. Sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së që nga fillimi i procesit të votimit deri në orën 16:00, kanë votuar 37,3% e qytetarëve, krahasuar në të njëjtën periudhë kohore më vitin 2019 është më e lartë.

Prishtina dhe Ferizaj kanë daljen më të madhe të votueseve mbi 40%, ndërsa në komunat me shumicë serbe dalja vazhdon të mbetet më e lartë me mbi 50%. Rajoni i Prizrenit vazhdon të mbetet me daljen më të ulët në zgjedhje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha mbledh sërish drejtuesit e qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në seli për herë të dytë drejtuesit politikë të PD në qarqe. News 24 raporton se në fokus të takimit do t...

18:10

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI