Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Dalin të tjerë Exit Poll/ Vetëvendosje fiton bindshëm zgjedhjet në Kosovë

Lapsi.al 14 February 2021
Dalin të tjerë Exit Poll/ Vetëvendosje fiton bindshëm

Sipas exit-pollit të transmetuar në Klan Kosova partia e parë në zgjedhje del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 41.8%. Pason PDK me 16.5%, LDK- renditet e treta me 15.2%,AAK- 7.2 %, NISMA me 2.6% të votave nuk e kalon pragun.

Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 ulëse, PDK 20 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK nëntë ulëse dhe komunitetet 20 ulëse. Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, është shprehur se kanë intervistuar mbi 40 mijë anketues nga rreth 115 anketues.

1: Vetëvendosje 41.8 %

2: PDK 16.5 %

3: LDK 15.2 %

4: AAK 7.2 %

5: Nisma 2.6 %

6: Komunitetet pakicë 16.7 %

Edhe një Exit Poll i realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për zgjedhjet në Kosovë ka vendosur në vendin e parë Lëvizjen Vetëvendosje me 53%.

Sipas sondazhit që u publikua në “Kanal 10”, LVV merr 53%, LDK 17%, PDK 20%, AAK 7% dhe NISMA 2%. Sondazhi ka pasur mostër prej 2 mijë e 500 anketa, prej të cilëve vetëm afërsisht 35 persona nuk janë përgjigjur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha mbledh sërish drejtuesit e qarqeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në seli për herë të dytë drejtuesit politikë të PD në qarqe. News 24 raporton se në fokus të takimit do t...

18:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI