Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Krerët e LDK reagojnë pas disfatës së rëndë në zgjedhje

Lapsi.al 14 February 2021
Krerët e LDK reagojnë pas disfatës së rëndë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ra reaguar pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve të së dielës. Edhe pse partia e tij u përgjysmua në vota, krahasuar me zgjedhjet e fundit, Mustafa tha se kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ai premtoi se LDK do ta respektojë rezultatin e zgjedhjeve, por nuk përmendi dorëheqje duke thënë se do të punohet që të kthehet vizioni rugovian i LDK-së.

“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”- shkruan Mustafa.

Një reagim për mediat ka bërë edhe kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti. Ai tha se do të marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatin.

“Para jush marr përgjegjësinë e plotë për rezultatet. Në ditët në vijim do të diskutoj me organet e LDK-së për përgjegjësinë time në këto zgjedhje. Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit”, - ka thënë ndër të tjera ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI