Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Shpërthim me tritol në një shtëpi në Pogradec

Lapsi.al 13 February 2021
Shpërthim me tritol në një shtëpi në Pogradec

Një familje në fshatin Starovë të Pogradecit është ngritur e tmerruar në mes të natës nga shpërthimi i tritolit në oborr.

Ka qënë familja e Petrit Çekiçit, 53-vjeçarit që banon në këtë fshat, që në orën 3 e gjysëm të natës ka dëgjuar zhurmën dhe ka dalë jashtë, fatmirësisht e palënduar.

Policia tha se shpërthimi nuk ka shkaktuar as dëme materiale.

Nuk dihet ende pse është hedhur kjo sasi e vogël eksplozivi në këtë familje, që deri tani duket se ka qenë vetëm një paralajmërim.

“Më datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në fshatin Starovë, Pogradec, në oborrin e banesës së shtetasit Petrit Çekiçi, 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshime janë ngritur në dy pista: konfliktet e djemve të familjes dhe një hakmarrje për vrasjen e kryer nga nipi i Çekiçit në vitin 2014. Megjithatë, hetimet vazhdojnë.

Të këshilluara

Aksident në Fier, ndërron jetë 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme , në fshatin Kallm i Vogël, Fie. Mësohet se rreth orës 20:15, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm ...

21:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI