Flash

Vjosa Osmani në CNN: Kusht për dialogun me Serbinë, drejtësia për vrasjet

Lapsi.al 12 February 2021
Vjosa Osmani në CNN: Kusht për dialogun me Serbinë,

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një intervistë të gjatë për televizionin prestigjioz botëror CNN, ku u ndal ndër të tjera tek zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një lidhje “Skype” për gazetaren CNN, Christiane Amanpour, Osmani tregoi se Albin Kurti, ka të gjithë vullnetin për të biseduar me Serbinë, por me kushtin që të vendoset drejtësi për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës.

“Ne edhe formalisht do të fitojmë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ka qenë një dekadë e vështirë për ne. Ne kemi arritur me mbështetjen e ShBA-së të kemi njohje të shumta. Serbia pavarësisht krimeve në luftë, ende mohojnë, parakusht për ne është që të kemi drejtësi për vrasjet e njerëzve. Asnjë nga kriminelët nuk është dënuar. Kur të përfundojnë zgjedhjet unë dhe z. Kurti do të shfaqim vullnetin për të biseduar me Serbinë, por bota ka parë të vërtetën e luftës. Ne duam të lëvizim përpara, sepse njerëzit tanë e meritojnë këtë, por parakusht është që të vihet drejtësia në vend”, - ka thënë Osmani.

Presidentja nënvizoi ndër të tjera pritshmëritë në zgjedhjet e 14 shkurtit

“Nëse pyesni njerëzit e Kosovës ata identifikojnë dy probleme: luftimin e korrupsionit dhe vendet e punës, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë. Ne duhet ta ndryshojmë mentalitetin e qeverisjes dhe ne do ta bëjmë këtë posa të kryhen zgjedhjet. Idetë tona janë për të investuar në burime njerëzore si dhe Veting-u në sistemin e drejtësisë. Njerëzit janë përpjekur për të ikur nga Kosova, është obligim i ynë që të krijojmë perspektivë për të rinjtë ku është drejtësia për të gjithë dhe ku njerëzit trajtohen njëjtë”, - tha Osmani

Gjatë intervistës Vjosa Osmani u pyet për periudhën e luftës, më konkretisht për vitet 1998-1999. Ajo tha se gjatë atyre viteve kanë parë “ferrin me sy”, por shtoi se SHBA-ja i ka qëndruar pranë dhe e vlerëson maksimalisht rolin e tyre në çlirimin e Kosovës.

“Sikur të gjithë kosovarët unë jam rritur në një vend ku nuk jemi lejuar të flasim gjuhën tonë dhe të punojmë në vendet tona të punës. Gjatë luftës ne kemi parë ferrin me sytë tanë pasi njerëzit tanë janë vrarë para syve tanë, ShBA-ja na ka qëndruar pranë në kohët më të vështira dhe për këtë kosovarët janë përherë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne nuk duam që të mbahemi mend vetëm si sinonim i luftës dhe korrupsionit ne kemi njerëz të rinj që kanë potencial të madh”, - ka thënë ajo.

Në përfundim të intervistës, presidentja u pyet për Hashim Thaçin. Osmani theksoi se beson shumë në drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi se të gjithë në Kosovë janë koishientë për krimet që Serbia ka kryer në vend.

“Ai është në Hagë, ne besojmë në drejtësinë ndërkombëtare dhe ne besojmë në të vërtetën e vetme që Serbia ka kryer krime në Kosovë. Kosova do të pres që Gjykata Speciale të përfundojë punën, por siç thashë e vërteta nuk mund të ndryshohet”, - është shprehur Osmani.

Të këshilluara

Aksident në Fier, ndërron jetë 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme , në fshatin Kallm i Vogël, Fie. Mësohet se rreth orës 20:15, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm ...

21:05

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI