Flash

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja pranon mbi 38.000 pako me fletëvotime

Lapsi.al 12 February 2021
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ-ja pranon mbi 38.000 pako me fletëvotime

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 12 shkurt në këtë institucion kanë pranuar 38,339 pako me fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë. Të premten njëherësh është edhe dita e fundit për pranim të fletëvotimeve që arrijnë nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

“Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare të akredituara”, ka thënë Elezi.

Zyrtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur javë më parë se 103,582 personave jashtë Kosovës u është mundësuar shfrytëzimi i kësaj të drejte, derisa rreth 27,000 aplikuesve të tjerë nuk u janë pranuar aplikacionet.

Votimi përmes postës për zgjedhjet në Kosovë ka nisur më 2 shkurt.

Shumë qytetarë janë ankuar se pavarësisht pse kanë dërguar dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit, nuk kanë gjetur emrat e tyre në listat përfundimtare të KQZ-së.

Ditëve në fundit është vërejtur një rritje e numrit të qytetarëve të nisur drejt Kosovës.

Qoftë përmes transportit ajror, apo atij rrugor, ata kanë thënë se një nga arsyet e vizitës është edhe pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugorë Xhafzotaj-Fllakë. Policia raporton se shtetasi me iniciale D.K, 22-vjeç ka aksidentuar ...

17:45

Siguria në rrjetin e One Telecommunications

Ndryshimet teknologjike sjellin ndryshime edhe në jetën tonë. Ato kanë gjithmonë edhe më shumë ndikim në veprimtaritë tona të përditshme duke na bërë edhe më të...

17:26

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI