Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Të shtëna me armë në Kukës, policia shmang përshkallëzimin e konfliktit mes fqinjëve

Lapsi.al 12 February 2021
Të shtëna me armë në Kukës, policia shmang

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gostil, Kukës. Behar Elezi në gjendje të dehur është zënë me komshiun e tij. Por më pas, Elezi ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një kallashnikov, duke qëlluar me të tek shtëpia e fqinjit. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa janë dëmtuar dy makina.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, pas një telefonate të marrë nga qytetarët në Sallën Operative, për një person që po qëllonte me armë zjarri në ajër, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja dhe neutralizimi i autorit, shtetasi Behar Elezi (person me precedent penal), i cili dyshohet se në gjendje të dehur ka qëlluar me armë zjarri në lagjen Gostil.

Pas thirrjeve të forcave të Policisë ky shtetas nuk është dorëzuar, por ka tentuar të largohet.

Shtetasi Behar Elezi, pasi është konfliktuar për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin R. S., është larguar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka shkuar në banesën e shtetasit R. S., duke qëlluar me armë.

Për pasojë ka dëmtuar mjetin e shtetasi R. S. dhe mjetin e një shtetasi tjetër që ishte në lëvizje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatike dhe një sasi municionesh.

Shtetasi B. E. është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugorë Xhafzotaj-Fllakë. Policia raporton se shtetasi me iniciale D.K, 22-vjeç ka aksidentuar ...

17:45

Siguria në rrjetin e One Telecommunications

Ndryshimet teknologjike sjellin ndryshime edhe në jetën tonë. Ato kanë gjithmonë edhe më shumë ndikim në veprimtaritë tona të përditshme duke na bërë edhe më të...

17:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI