Flash

Përgjimet për korrupsion/ Sekretarja caktonte takimet për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Lapsi.al 12 February 2021
Përgjimet për korrupsion/ Sekretarja caktonte takimet për

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, sekretares së saj, Rukije Dervishi si dhe avokatit Aldo Tabaku.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen ku në një pjesë të saj shfaqet sekretarja e Gjykatës, duke folur me një person, ndërsa lënë takimin për gjyqtaren Hoxha. Në këte rast behet fjale per nje tjeter person te denuar dhe qe po tentonte qe te lirohej, konretisht Gentjan Nezaj.

PJESË NGA DOSJA 

Në datë 03/08/2020, ora 11:54, Rukije Dervishi komunikon me dikë në telefon:

Sekretarja e Enkeleda Hoxhës: Ku po pret?

Personi X: Eee?

Sekretarja: Ku asht t’u prit?

Personi X: Se di pasha Zotin, ne ina në’Tiron

Sekretarja: Po jo…ku osht t’u prit, se tha ku këna taku m’jest, po ku ka taku n’mjest, ke kafja apo ke?

Personi X: Aaaa, po po, e kam parasysh ke kafja

Sekretarja: Po he pra, tregoi se m’ka çu gjithata mesazhe, tregoi

Personi: Ke kafja m’duket.

Sekretarja: Tregoj ke kafja, thuaj atij ke kafja se po i them, a t’i them ke kafja?

Personi: Po, po….

Sekretarja: Mir hajt….

Në datë 3/08, 2020 pora 11:55, Rukjie Dervishi komunikon me Enkeleda Hoxhën me sms me përmbajtjen; ‘Ke kafja’

Në datë 8/09,2020, ora 19:46, shtetasi Shaban Nezaj (babai i Gentjan Nezajt) komunikon me shtetasin Ali Tabaku, i afër i avokatit Aldo Tabaku dhe përmbajte tyre zhvillohet kjo bisedë:

Nezaj: Urdhëro!

Tabaku: Lika nga Kruja ju marr

Nezaj: O tungjatjeta. Si ja kalove?

Tabaku: Mirë! Si ja kalove Shabë?

Nezaj: Ca bone Liku?

Tabaku: A jeni mirë?

Nezaj: Si i keni nga shtëpia, vet ju mirë?

Tabaku: Hajde mo, si në Krujë, ju vet mirë?

Nezaj: Mirë ka dasht Zoti

Tabaku: Dëgjo mua tashti

Nezaj: Fol!

Tabaku: Se më ka marrë edhe djali mbrëmë prej Italisë

Nezaj: Po

Tabaku: edhe kanë nejt sot unë me ta, dhe më ka thënë për dy ditë se më datë 15 e kishte ai

Nezaj: Djali aaa?

Tabaku: He? A dëgjove? Po pra, më datë 15 e kishte me 14 e 15 nga data 15 e kishte

Nezaj: Po ky e kishte më datë 9, e paskan shty aaaa?

Tabaku: Po unë sot nejta me ta pra

Nezaj: Ani ani, ti me u mor çfaër të ka thënë djali

Tabaku: edhe më tha mua se tha do të ec dhe do të të tregoj se si do të ma japin ata, se e ka atë problemin e parë, e kan ham atë problemin e parë thashë a e kupton

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI