Flash

Politika bie dakord, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në një qytet të Shqipërisë

Lapsi.al 12 February 2021
Politika bie dakord, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në

Projekti-pilot i votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e 25 prillit do të implementohet vetëm në Tiranë. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se është arritur dakordësia midis partive politike që ky projekt të zhvillohet vetëm në kryeqytet për shkak të periudhës së shkurtër dhe financimit. PD-LSI propozuan më herët projekti-pilot të implementohej në Korçë e Fier, kurse PS në Tiranë e Korçë.

“Sikurse jeni në dijeni, KQZ ka synuar të implementonte projektin pilot në jo më pak se 10% të qendrave të votimit apo më shumë se 20% të qendrave të votimit, projektin pilot të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe jemi përpjekur me partitë të kishim dakordësi mbi zonat ku ky projekt do implementohej. Pas diskutimeve, të shumta dhe konsultimeve jemi dakordësur që për shkak të ngushtësisë së kohës, implikimeve financiare e njerëzore. Do ishte e vështirë për KQZ që ta shtrinte implementimin në një numër qendrash votimi me jo më pak se 10% apo më shumë se 20%. Qëndronte interesi që për këto zgjedhje ky të implementohej në mënyrë pilot. Prandaj kemi ceduar, si KQZ apo partitë politike nga interesi i parë për të zhvilluar këtë projekt në këtë segment. Dhe jemi dakordësuar që të jetë e mundur në një zonë më të vogël. Pas konsultimeve të bëra nga komisioneri shtetëror, projekti pilot të implementohet në një prej ZAZ-ve të Tiranës. Do të na krijonte dhe jepte një indicie mbi efektet e projektit. Mendohet të jetë njësia zona zgjedhore që i përket njësisë nr.8, ose nr.3 në Tiranë. Secila ka nga 52 qendra votimit. Kemi vendosur limitin. Kemi marrë në referencë këto dy, nuk fsheh një prej këtyre dy njësive mund të ishte zona ku mund të implementohet projekti. Konsideruar planin dhe përbërjen demografike të këtyre dy zonave.”- tha Celibashi.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 60-vjeçari

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugorë Xhafzotaj-Fllakë. Policia raporton se shtetasi me iniciale D.K, 22-vjeç ka aksidentuar ...

17:45

Siguria në rrjetin e One Telecommunications

Ndryshimet teknologjike sjellin ndryshime edhe në jetën tonë. Ato kanë gjithmonë edhe më shumë ndikim në veprimtaritë tona të përditshme duke na bërë edhe më të...

17:26

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI