Flash

“Kam video të tuat duke…”/ 20-vjeçarja denoncon përndjekjen në rrjetet sociale

Lapsi.al 12 February 2021
“Kam video të tuat duke…”/ 20-vjeçarja denoncon

Një vajzë 20-vjeçare ka denoncuar në polici dhe prokurori përndjekjen që i është bërë asaj dhe të afërmve. Në rrjete sociale dhe në “youtube” janë publikuar fotografi me mbishkrime ofenduese dhe kërcënuese për vajzën e re. Madje, në biseda me personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve, vajza është kërcënuar dhe shantazhuar.

“Kam video të tuat duke u … Do t’ju degjeneroj” i shkruajnë vajzës prej disa muajsh. Por, megjithëse ngjarja është denoncuar në Policinë e Tiranës në muajin shtator 2020, nuk është bërë asnjë veprim. Dosja ndodhet ende “nën shqyrtim” dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore i ka kthyer një përgjigje të shkurtër; “Prsh, çështja është në prok. S’kam inf. Klm”. Një përgjigje aspak zyrtare dhe etike për një vajzë të re, e cila ndihet e pambrojtur nga shteti dhe ka frikë të lëvizë.

Vajza, e cila nuk dëshiroi të identifikohej tha se këta personat i kanë hapur një faqe në rrjete sociale me të dhënat e saj personale dhe e kërcënojnë. Pohon se muaj më parë ka parë fotografitë e saj në këto rrjete dhe ka kontaktuar. Personat që qëndrojnë pas këtyre faqeve e kanë kërcënuar, pasi në biseda kishin shumë informacion mbi jetën e vajzës. Ata e dinin sa herë shkonte në fshat, kush ishin familjarët e saj. Thotë se në bisedë këta persona i kanë përmendur edhe vëllain e vogël.

Ajo ka dyshime se personat që ia kanë hapur faqen mund të jenë nga zona e saj, në Lushnje. Për këto kërcënime është detyruar që të marrë nënën dhe vëllain në Tiranë, pasi për muaj me radhë ka vuajtur psikologjikisht. Thotë se në fillim është ndjerë shumë keq, pasi personat kanë vijuar që ta përndjekin.

Krahas fotove në rrjetet sociale, personat kanë postuar edhe në “youtube” video me foto dhe mbishkrime ofenduese për vajzën. Këto raste i ka denoncuar edhe në Policinë e Tiranës. Ka dëshmuar fillimisht dhe pas disa javësh është thirrur sërish për shpjegime pasi “denoncimi i parë kishte humbur”.

Por, edhe pas dëshmisë së dytë sërish asnjë informacion nga policia dhe prokuroria. Ka kontaktuar me OPGJ dhe ky i fundit i ka dërguar një sms të shkurtër “Çështja është në prok. Skam inf. Klm”. Kërkon që çështja të hetohet pasi ka frikë për veten, duke qenë se është 20 vjeçe, dhe familjarët e saj. /TCH

Të këshilluara

Aksident në Fier, ndërron jetë 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme , në fshatin Kallm i Vogël, Fie. Mësohet se rreth orës 20:15, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm ...

21:05

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI