Flash

Flet Kurti/ Pse u prishën marrëdhëniet me Ramën dhe ç’ndodh me rikthimin tim në qeveri

Lapsi.al 12 February 2021
Flet Kurti/ Pse u prishën marrëdhëniet me Ramën dhe

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti është i bindur se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Çështja është se, si ai edhe partnerja e tij Vjosa Osmani që është kandidate për Presidente nuk kanë marrëdhënie të mira me qeverinë e Tiranës që ende drejtohet nga Edi Rama. I pyetur në debatin me gazetarë në RTV Dukagjini, Kurti tha se ajo që shkaktoi krisjen e marrëdhënieve me Ramën ishin idetë për shkëmbim territoresh me Serbinë.

“Nga pikëpamja jonë, marrëdhëniet Kosovë - Shqipëri duhet të jenë përtej qeverive e partive që shkojnë e vijnë. Me Ramën nuk kanë qenë marrëdhënie të këqija. Nuk kanë qenë të mira për shkak të ideve të shkëmbimit territorial që u shndërruan në projekt. Më pas mosmarrëveshjeve iu shtuan edhe më pas edhe ajo e Minishengenit” – tha Kurti që gjithsesi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në 3 fusha konkrete.

“Ajo që ne duhet të bëjmë është që të kalojmë nga marrëveshjet në mekanizma konkrete. Vendet e BE janë shumë më të integruara se Shqipëria dhe Kosova. E para politika e jashtme, nuk e kemi komoditetin që Kosova dhe Shqipëria të kenë diferenca në politikën e jashtme.

E dyta është siguria dhe mbrojtja dhe e treta burimet dhe energjia. Në këto tre fusha duhet të kemi komisione të përbashkëta. Pastaj duhet të krijojmë zgjidhje edhe për probleme konkrete. Mbledhjet mes 2 qeverie duhet të kalojnë mes në mekanizma konkrete. Në mbledhje duhet të ketë raport llogaridhënës” – tha Kurti.

Po a është problem futja në zgjedhje e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë.

“Nuk e shoh që ta shohin problematike edhe Vetëvendosjen e Tiranës. Madje as Rama nuk besoj se e sheh si problem. Ajo i jep vlera demokracisë” – tha Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Fier, ndërron jetë 26-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme , në fshatin Kallm i Vogël, Fie. Mësohet se rreth orës 20:15, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm ...

21:05

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI