Flash

Basha takon prodhuesit shqiptarë: Do të bëjmë reformë tërësore të inspektoriateve

Lapsi.al 13 February 2021
Basha takon prodhuesit shqiptarë: Do të bëjmë reformë

Korrupsioni ka qënë një nga temat që ka prekur sot Lulzim Basha, kandidati për kryeministër i Opozitës së Bashkuar në takimin me prodhuesit shqiptarë. Në Programin e PD “Shqipëria fiton” është edhe reforma tërësore e inspektoriateve.

“Bashkërisht kemi diskutuar edhe kur kam qenë në ambientete tuaja, - tha Basha, - kam parë se si inspektoriatet janë kthyer në një gangrenë e cila vetëm merr kohë, energji, krijon stres dhe është një burim i pashtershëm ryshfeti që rëndon xhepat tuaja dhe pastaj natyrisht edhe në xhepat e atyre që ju punësoni dhe në kurrizin tuaj, në shumicën e shqiptarëve dhe lulëzon pra një nivel korrupsioni i cili sipas të gjitha të dhënave që kemi parë ka shkuar nga viti në vit lart e më lart.

Një faturë korrupsioni që po të shohim vetëm konstatimet e KLSH-së shkon 7.2 miliardë euro për këtë periudhë 7-vjeçare, 7 vjet e gjysmë.

Ndoshta qytetarët e thjeshtë e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo, por ju si sipërmarrës e kuptoni se për çfarë bëhet fjalë: para që mund të kishin shkuar për zhvillimin e infrastrukturës, për investime të reja në infrastrukturë ku siç e dini këto 8-vite nuk ka pasur një investim serioz në infrastrukturë. Para që mund të kishin shkuar për të ndihmuar…. duke filluar me infrastrukturën e autostradës Tiranë-Durrës ku akoma qelbën kanalizimet e ujërave të zeza, furnizimi me ujë, rrugët e aksesit dhe ku janë faktikisht 40% apo 50% e taksapaguesve shqiptarë në atë autostradë. Për të mos folur pastaj për infrastrukturën në tërësi, etj.

Pra, po kthehem edhe njëherë tek një nga burimet e korrupsionit që janë inspektoriatet. Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor.

Gjatë kësaj kohe do të bëhet reforma totale sipas standardeve europiane, plotësisht e mundur. Mjafton të shohim si e kanë bërë vendet e rajonit, vendet kufitare me ne. Nuk ka nevojë të shkojmë në vendet e Bashkimit Europian.

Rezultati i kësaj reforme do të jetë që njësoj si më standardin europian që po aplikohet edhe në Ballkan 7 deri në 10% e biznesit kontrollohet çdo vit, sipas analizës së riskut. Jo të ngryset edhe të gdhihet inspektori tek dera e biznesit duke e kthyer këtë në një stres, në një ngërç dhe të jashtëzakonshëm duke shkatërruar klimën e biznesit dhe duke u kthyer pra në një pengesë serioze për investimet e brendshme, pa diskutim tregues që shkatërrojnë edhe investimet e huaja sepse ne e dimë të gjithë që këto 8 vite nuk kanë shënuar një investim të vetëm madhor, strategji në Shqipëri.

E dimë të gjithë se 7 në 10 të punësuar investimet e huaja në Shqipëri janë akoma me investimet e 2010, 2011, 2012-tës, të cilat për fat të keq në një moment do përfundojnë. Ju e dini që edhe përgatitja e një investimi modest kërkon kohë, jo më përgatitja e një investimi serioz të huaj.

Reforma e inspektoriateve do ta heqë përgjithmonë këtë ngërç dhe këtë lak në fytin e biznesit shqiptar dhe nga ana tjetër pa diskutim do të garantojë drejtësi, rigorozitet në ushtrimin e kontrolleve dhe zbatimin e ligjit pa dëmtuar interesin bazë që është që të kemi një sipërmarrje të fortë, që investon, që prodhon, që punëson dhe që ndihmon në krijimin e mirëqenies për çdo shqiptar. Tani dua të ndal se pastaj futemi në të gjitha fushat e tjera dhe diskutojmë gjithë planin tonë ekonomik.

Do na duhet orë të tëra e ta fokusojmë sipas çështjeve që ju dëshironi t’i ngrini në përparësi, qoftë nga perspektiva e përgjithshme e biznesit, qoftë nga perspektiva juaj si përfaqësues të Unionit Shqiptar të Prodhuesve, Unionit të Prodhuesve Shqiptar."

Përfaqësuesit e prodhuesve shqiptarë shprehen vlerësimet e tyre për programin si dhe shpalosen propozimet e tyre veçanati nevojën për bashkëpunim me qeverinë e ardhëshme.

Të këshilluara

Sot priten reshje dëbore në Shqipëri

Meteoalb njofton se të shtunën në Shqipëri do të ketë vranësira të shumta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore. Por, mesdita ...

09:31

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI