Flash

Rebelohet mjeku Tritan Kalo: Vendimet e pandemisë i merr Qeveria, jo Komiteti!

Lapsi.al 10 February 2021
Rebelohet mjeku Tritan Kalo: Vendimet e pandemisë i merr Qeveria, jo

Mjeku Tritan Kalo nuk ka pranuar të mbajë më mbi supe peshën e vendimeve të orareve të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Në një status në Facebook, mjeku ka thënë se ka pasur abuzim me funksionin e Komitetit të Ekspertëve, që shpesh është përdorur nga politika si një mburojë për vendimet e vëna në diskutim nga mjekët apo ekspertët e shëndetësisë.

"Bëhet fjalë për një Komitet KËSHILLIMOR dhe jo VENDIM-MARËS sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita....Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti ekspertësh që funksionon mbi bazat e VULLNETARIZMIT, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, ekonomik e social pëpara se mbi bazën e tyre të meren VENDIME nga EKZEKUTIVI...Ndaj duhet përfundimisht të kihet e qartë prej kujtëdo se, Komiteti këshillon, Ekzekutivi vendos.... MOS ABUZONI me togfjalëshin se “Komiteti i Ekspertëve vendosi që...” Jepini Çezarit atë që i përket atij....E thënë shkurtazi e qartazi...." ka shkruar mjeku ditën që qeveria vendosi të vendosë kufizimin e orarit në orën 20:00, pra dy orë më herët.

Vendimet për lëvizjen e lirë gjatë pandemmisë kanë qenë shpesh të atakuara, por kryeministri Rama ia ka lënë përgjegjësinë Komitetit të Ekspertëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Me sytë katër

PAPARAZZI