Flash

U shkarkua nga vetingu, “Strasburgu” rrëzon pretendimet e gjyqtares shqiptare

Lapsi.al 9 February 2021
U shkarkua nga vetingu, “Strasburgu” rrëzon pretendimet e

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar pretendimet e gjykatëses Altina Xhoxhaj, për shkarkim të parregullt nga detyra pas procesit të vetingut. Gjykata e Strazburgut rrezon pretendimet e ish-gjyqtares pasi thotë që nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të njeriut. Sipas njoftimit të Gjykatës, procedurat për shkarkim ishin te rregullta dhe shkarkimi i Xhoxhaj ishte propocional.

Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut thotë se në çështjen Xhoxhaj, kundër Shqipërisë nuk kishte shkelje të disa neneve që pretendonte gjyqtarja Xhoxhaj, si e drejta për proces të rregullt, pretendimi për parregullsi në procedura, e të tjerë. Altina Xhoxhaj, ish gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese u largua nga detyra në 3 maj 2018. Xhoxhaj ankimoi në Strasburg shkarkimin e saj me pretendimin si të pabazuar në ligj e prova. Sipas KPK, Xhoxhaj nuk justifikoi dot pasurinë e saj. KPA gjithashtu mbështeti vendimin e organit të parë duke e larguar atë nga drejtësia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sot moti paraqitet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta, por reshje të pakta deri në mesdite kur rrebeshe të përkohshme përfshijnë gjithë vendin....

07:41

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI