Flash

Kamera e fshehtë/ Si lulëzon prostitucioni me të mitura në mes të Tiranës

Lapsi.al 9 February 2021
Kamera e fshehtë/ Si lulëzon prostitucioni me të mitura në

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë disa kamera të fshehta ku prostitucioni, edhe pse i ndaluar në Shqipëri, ofrohet hapur. Madje me zë dhe me figurë u transmetuan pamjet nga qendra e Tiranës, prapa Muzeut Historik, ku punonjëset e seksit ofronin marrëdhënie edhe në natyrë.

Por në një prej kamerave të fshehta në Stacionin e Trenit, një punonjëse seksi përveç se shet trupin e saj, nuk mjaftohet dhe ofron edhe vajzën e saj të mitur, vetëm 16 vjeçe dhe shoqen e saj. Ajo e ofron fëmijën për marrëdhënie seksuale për një shumë prej 5 mijë lekësh ndërsa siguron “klientin” që ajo dhe shoqja e saj janë të virgjëra.

Qytetari: Tani, ku e ke atë, ku jemi?

Prostituta: Poshtë fare do shkojmë.

Qytetari: Poshtë fare?

Prostituta: Poshtë atje!

Pronarja e hotelit: Një sekondë djali 5 dhoma!

Qytetari: Më gjen dot një gocë të vogël 15-16 vjeçare?

Prostituta: Po ato janë të pa nis, o ti…

Qytetari: Hë!

Prostituta: Pa nis e pa nis.

Qytetari: Si? S’janë q… asnjëherë?

Prostituta: Jo!

Qytetari: E sa lekë do ajo?

Prostituta: Po 50-të ta merr ty ajo, o pa nis, pa shpu.

Qytetari: Eh pra e marr vesh e virgjër, si i thoni ju.

Prostituta: Po e virgjër.

Qytetari: Shumë mirë edhe sa lekë do ajo tani?

Prostituta: Ajo në vit të dytë, t’i them njëherë!

Qytetari: Pse e ke njeriun tënd ti atë?

Prostituta: Po e kam aty në lagje bashkë me gocën time.

Qytetari: Hë, hë…

Prostituta: Po është në shkollë, puno, o pa nis.

Qytetari: Po shumë mirë ma sill atë edhe më sjell dot dy copë si fillim?

Prostituta: Vetëm një të bij unë, se një kam muhabet, tjetra s’pranon kam gocën teme unë në vit të dytë e kam 16-të.

Qytetari: 16-të vjeçe? Po atë më sill mua!

Prostituta: Në Gusht i ka mbush.

Qytetari: Do të jap 100 mijë lekë unë ty, vetëm ma sill atë!

Prostituta: Oh Zot gocat kam unë. Pse s’ndejte akoma?

Qytetari: Hë, se dua të shof unë, ah bravo.

Prostituta: Sa i mirë je, e di, që jam plakë, po jam e mirë.

Qytetari: Ja të shohim do na kënaqësh, apo jo?

Prostituta: Ça është sot? Është në shkollë ajo. Ça është sot?

Qytetari: Sot është e shtunë.

Prostituta: Uh është pushim sot, sot edhe nesër.

Qytetari: Ma sjell dot sot? Sot s’ma sjell dot ti. Nesër ma sjell dot?

Prostituta: Nesër të shohim!

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI