Flash

Epidemiologët: Pse zgjatja e karantinës nuk e ndal përhapjen e infeksionit në Shqipëri

Lapsi.al 9 February 2021
Epidemiologët: Pse zgjatja e karantinës nuk e ndal përhapjen e

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur kundër ndryshimit të orarit të karantinës sepse sipas tij, orari nuk zgjidh asgjë pasi 70% e vatrave janë familjare.

Gjatë një interviste të dhënë për Fax News mjeku Alimehmeti foli edhe rreth mutacionit të ri të koronavirusit ku u shpreh se akoma nuk është identifikuar ndonjë rast i tillë, por po bëhen verifikimet pranë laboratorëve. Sipas tij ka të njëjtën kohëzgjatje të simptomave dhe të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër.

“Nga njëri krah distanca, grumbullimet, higjena ruhet nga persona, ruhet nga popullata, izolimi i atyre që ndjehen të sëmurë të vetizolohen varet prej tyre, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë edhe institucionet detyrat e veta. Gjurmimi, izolimi, trajtimi është në dorën e institucioneve.

Orari nuk zgjidh absolutisht asnjë gjë. 70% e vatrave janë familjare, situata është në transmetim komunitar dhe me intensitet të lartë dhe nuk zgjidh asgjë një orar në 6, në 7, në 5 apo në 4. Njerëzit do të vazhdojnë të bëjnë atë që do të vazhdojnë të bëjnë thjesht do të spostojnë oraret thjesht më herët. Në qoftë se nuk ndjehet popullata partnere orari nuk zgjidhë gjë.

Patjetër që janë dyshime që shprehin organet sepse ende nuk e kanë verifikuar pranë laboratorëve të referencës. Ne kemi të dhënë të tjera direkte dhe indirekte.

Ka të njëjtë kohëzgjatje të simptomave, ka të njëjtën rëndësi të simptomave dhe ka të njëjtën mundësi infektimi si varianti i vjetër. Ka një transmetueshmëri më të lartë, 35% më të lartë sesa varianti i vjetër, por kjo varet nga dinamikat e popullatës” - u shpreh mjeku Alimehmeti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI