Flash

Akademia e Shkencave kërkon ashpërsimin e masave antiCovid

Lapsi.al 9 February 2021
Akademia e Shkencave kërkon ashpërsimin e masave antiCovid

Akademia e Shkencave ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja të infektuar me Covid në vendin tonë. Gjatë një konference shkencore në Kryesinë e Kuvendit, Skënder Gjinushi u shpreh se masat kufizuese nuk po zbatohen dhe kërkohet një ashpërsim i tyre.

Ndër të tjera Gjinushi është shprehur se është e nevojshme ashpërsimi i tyre për një periudhë 2 javore.

“Nga dhjetori, vdekshmëria në Shqipëri është në nivelin e 1%, nga 2,2% që ishte mesatarja e saj deri në dhjetor. Kurba e përhapjes së pandemisë prej shtatorit e deri më sot ka formën e një vargmali me dy maja, një në mes të nëntorit dhe një në fillim të janarit. Në të gjitha vendet ka filluar zbritja.

Ne sot ndodhemi në majë dhe këtu bëjmë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm. Kjo vjen pasi në rajon në tërësi dhe te ne në veçanti zbatohen kufizime dhe masa më të buta se në pjesën tjetër të Europës. Tri masat e mirënjohura, higjienë, distancë, mbajtje e maskës, nuk respektohen sa duhet. Prandaj për të përshpejtuar uljen është e nevojshme që të riforcohen kufizimet dhe respektimi i tyre, së paku për një periudhë dyjavore”, u shpreh Gjinushi.

Të këshilluara

Niko Peleshi infektohet me Covid 19

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në rrjetet sociale. Peleshi shkruan s...

16:43

Arrestohen dy policë në Tropojë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dy punonjës policie në Tropojë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Të arrestuar...

16:37

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI