Flash

Koalicion me Tom Doshin? Rama reagon pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim

Lapsi.al 9 February 2021
Koalicion me Tom Doshin? Rama reagon pas deklaratës së ambasadores

Edi Rama u pyet nga gazetarët mbi deklaratat e ambasadores amerikane, Yuri Kim, lidhur me moskandidimin në zgjedhjet e 25 prillit të personave me të shkuar kriminale.

Në një reagim të fundit, ambasadorja Kim publikonte deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit për politikanin shqiptar, Tom Doshi, ku shpallej ‘non grata’ në SHBA.

Lidhur me këtë, kryeministri Rama iu drejtua gazetarëve duke iu thënë të mos e pyesin më për deklaratat e ambasadores, pasi nuk do të marrin përgjigje prej tij.

“Sa herë të më pyesni për ambasadoren, nuk do jap asnjë përgjigje, sepse keni spekuluar dhe abuzuar në mënyrën më skandaloze, duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit. Këtë e di vetë, nuk ka nevojë të më përdorni ambasadoren si karrem. Nuk jap më asnjë përgjigje, sa herë të më pyesni për ambasadoren amerikane, sepse krijoni telenovela të kota në publik dhe e dezinformoni”, tha Rama.

Të këshilluara

Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat duke folur për situatën e pandemisë i bëri thirrje shqiptarëve që të mos dynden me ilaçe, pasi sipas tij kjo mën...

12:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI