Flash

EMRI/ Kush është kompania që mori 1.8 milion lekë për logon e vjedhur për Teatrin e Operas

Lapsi.al 9 February 2021
EMRI/ Kush është kompania që mori 1.8 milion lekë për

Pika production është kompania që është paguar me 1.8 milionë lekë për riciklimin e një logoje të vjedhur për Teatrin e Operës dhe Baletit.

Në rrjetet sociale artistët denoncojnë se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore Ardian Isufi.

Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion më tepër , ndërsa fituesi i logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është 1 ,845, 000 lekë.

Në lidhje me këtë skandal, gazetarja Leontina Nika pyeti gjatë ditës së sotme ministren e Kulturës Elva Margariti, e cila tha se ishte vënë në dijeni prej rrjeteve sociale për skandalin në fjalë duke theksuar se do të ngrihet një grup verifikimi për këtë çështje./abcnews.al

Ka reaguare dhe ministria e kultures per denoncimin.

Njoftimi

Dje dhe sot ka qarkulluar në rrjetet sociale një imazh grafik, i cili është komentuar si i ngjashëm apo i njëjtë me logon e re të Teatrit të Operas. Në pamje të parë vërehet një ngjashmëri e madhe me logon e re të TKOBAP, ç’ka me të drejtë ngre dyshime të arsyeshme për një plagjature.

Për këtë arsye po shpjegojmë më poshtë kontekstin dhe rrjedhën e procesit në të cilin TKOBAP është anagazhuar për këtë projekt, si edhe masat që pritet të ndërmerren në lidhje me këtë rast.

Në kuadrin e përurimit të rikonstruksionit të TKOBAP dhe rinovimit të imazhit të tij, më datë 20.11,2019, TKOBAP shpalli konkursin për krijimin e brand-it të ri, “NEWBRAND & BRANDBOOK & VIDEOKONCEPT I NEWBRANDI-it me fondin prej 1,537,500 lekë (1,845,000 lekë përfshirë TVSH-në), i cili doli si rezultat i ofertave të marra nga disa prej kompanive të marketingut në vend. Në kuadër të ketij konkursi, aplikantët duhet të dorezonin jo vetëm një logo, por një set produktesh marketingu si më poshtë:

• Koncepti dhe ideja e logos së re zyrtare të TKOBAP;

• Spot videokonceptual për Brand-in e TKOBAP;

• Sigla e identifikimit të TKOBAP-së, (audio&video) me të cilën kuptohet pjesa muzikore

• (e pa kënduar) e shoqëruar me pjesë vizuale, me kohëzgjatje të caktuar 15 sekonda;

• Sinjalistikat e objektit te institucionit TKOBAP, indoor dhe outdoor;

• Dizajni dhe prezantimi i:

 Posterave dhe billboard-eve

 Biletave;

 Veshjeve të personelit te biletarise, punonjësve te salles dhe te pritjes në hyrje;

 Suvenireve;

 Badge;

 Broshurave prezantuese;

 Kartvizitave;

 Materialeve Promocionale si bluza, mbajtëse celësash, kartolina, kalendarë,

 ftesa, etj;

 Stemës së TKOBAP;

 Etj;

Të gjithë këto elementë do të duhet të jenë të shoqëruara me një madhësi dhe lloj shkrimi të personalizuar.

Në këtë konkurs morën pjesë 14 kompani të ndryshme prestigjoze, të cilat paraqitën punimet e tyre. Komisioni i vlerësimit përzgjodhi si kompani fituese kompanine Pika Pro sh.p.k, e cila sipas procedures, vuri në dispozicion set-in e lart-përmendur të produkteve të marketingut. TKOBAP, ashtu si shumë institucione private dhe publike në vend dhe në botë, nuk ka kapacitetin dhe burime njerëzore të specializuara për të verifikuar origjinalitetin e një produkti marketingu siç është logo-ja. Plagjaturat janë një realitet i hershëm i krijmtarisë botërore, dhe është pikërisht për të zgjidhur situata të tilla, që mund të ndodhin rëndom dhe janë vështirësisht të evidentueshme në avancë, që çdo punim shoqërohet me anagazhime të forta mbi përgjegjësitë ligjore të origjinalitetit nga ana e autorëve. Prandaj, për të evituar këtë risk potencial, TKOBAP:

1. Ka përfshirë në kriteret e shpallura të ketij konkursi, pikën si vijon “…Punimet duhet të jenë origjinale, të pa publikuara dhe autori duhet të pranojë përgjegjësi ligjore për sa I përket autenticitetit të punimeve të dorëzuara”, si edhe pikën si vijon “…Punimet dhe materialet do të dorëzohen të shoqëruara me një deklaratë autorësie si i vetmi zotërues dhe autor i tyre”.

2. Ka përfshirë në kontratën e firmosur midis TKOBAP dhe kompanisë fituese, parashikimin ligjor si më poshtë:

NENI 5 – DEKLARATA DHE GARANCI

1. Pika Pro i deklaron dhe i garanton TKOBAP-së se të drejtat e kaluara TKOBAP-së në nenin 4 të kësaj kontrate, zotërohen në mënyrë të plotë dhe pa rezervë vetëm nga Pika Pro.

2. Pika Pro i deklaron dhe i garanton TKOBAP-së se punimet dhe materialet janë origjinale, të pa publikuara si dhe mban përgjegjësi ligjore për sa i përket autenticitetit të tyre.

3. Pika Pro deklaron dhe garanton TKOBAP-në se është përgjegjëse ndaj gjithë kërkesave që mund të ngrejë në cilësinë e kërkuesit dhe/ose të paditësit autori apo palë të treta në lidhje me krijimet vizuale, në lidhje me krijimet grafike vizive, si dhe në lidhje me cfarëdo lloj krijimi tjetër si pjesë përbërëse e Logos dhe NewBrandit të TKOBAP-së sipas elementëve dhe zërave të parashikuara në nenin 2 të kësaj kontrate.

4. “Pika Pro” deklaron dhe garanton TKOBAP-në se e çliron plotësisht nga pretendimet e agjensive të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave ekskluzive të autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to. Çdo pretendim i ngritur nga ai vete, agjensi të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të autorit apo palë të treta mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to, do të jetë përgjegjësi e Pika Pro dhe TKOBAP është i përjashtuar nga çdo përgjegjësi.

3. Ka kërkuar dhe ka marrë nga ana e autorit, nënshkrimin e “Deklaratës së Autorsisë së New Brand-it të TKOBAP” nëpërmjet të cilës ky i fundit deklaron se të gjitha materialet që përbëjnë “New Brand-in” janë unike dhe krijimtari origjinale, të papublikuara, dhe në pronë të agjensisë “Pika Pro” si autor i vetem dhe posedues i të gjitha të drejtave ligjore që rrjedhin prej saj.

Në konkluzion të sa më sipër:

1. TKOBAP nuk mundet të mbajë përgjegjësi për origjinalitetin e një produkti të tillë, pasi e ka praktikisht të pamundur të filtrojë arkivat publike dhe private të studio-ve apo platformave të marketing-ut në botë. Për këtë arsye, është vetë autori i saj, i cili mban përgjegjësi ligjore për origjinalitetin e produktit, të materializuar në kontratën midis palëve dhe deklaratën e autorësisë.

2. Paketa e propozuar nuk përfshin vetëm krijmtarinë e logos, por një sërë elementësh të cilët shoqërojnë “brand-in”, të përmendura më lart.

3. Vlera e fondit pasqyron çmimin e tregut vendas për këtë shërbim, nisur nga ofertat financiare të marra nga disa prej kompanive të marketing-ut në vend.

4. TKOBAP do të vendosë në funksion të gjithë mekanizmat ligjore dhe kontraktuale për adresimin juridik të këtij problemi, duke bërë përgjegjës autorin për të gjithë dëmin e shkaktuar, në rast se organet kompetente certifikojnë imazhin e logos së TKOBAP si plagjaturë.

Të këshilluara

Niko Peleshi infektohet me Covid 19

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri në një postim në rrjetet sociale. Peleshi shkruan s...

16:43

Arrestohen dy policë në Tropojë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar dy punonjës policie në Tropojë për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve”. Të arrestuar...

16:37

Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina

Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat duke folur për situatën e pandemisë i bëri thirrje shqiptarëve që të mos dynden me ilaçe, pasi sipas tij kjo mën...

12:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI