Flash

Rekord i frikshëm në Shqipëri/1007 raste të reja me Covid, 6 jetë të humbura

Lapsi.al 3 February 2021
Rekord i frikshëm në Shqipëri/1007 raste të reja me Covid, 6

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3849 testime, 581 të shëruar, 1007 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3849 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1007 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelana, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1007

Të shëruar në 24 orë 581

Të shtruar në spitale 404

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 3849

Testime totale 369,158

Raste pozitive 80,941

Raste të shëruara 48,958

Raste Aktive 30,579

Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17308

Fier 2607

Durrës 1725

Shkodër 1517

Vlorë 1483

Elbasan 1424

Lezhë 1071

Korçë 979

Berat 931

Gjirokastër 628

Kukës 480

Dibër 426

Të këshilluara

Kosova shkund raportet Serbi-Izrael

“Nuk jemi të lumtur” – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt. ...

17:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI