Flash

Basha: Më 25 prill shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë fund kontrollit mafioz të tregut të ilaçeve

Lapsi.al 3 February 2021
Basha: Më 25 prill shqiptarët do të votojnë për

Pas takimit të tij me farmacistë dhe pacientë, Lulzim Basha shprehet se të gjithë flasin të shqetësuar për çmimet e papërballueshme për cilësinë e barnave dhe për mungesën e subvencionimit. Kryedemokrati deklaroi se më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë fund kontrollit mafioz të tregut të ilaçeve.

Në kuadrin e premtimeve për zgjedhje, Basha thekson se pacienti është në qendër të sistemit të ri shëndetësor në programin e PD.

Sipas Lulzim Bashës, statusi i farmacistëve duhet mbrojtur dhe angazhimi i PD është i qartë në këtë drejtim.

“Pata kënaqësinë të bisedoja nga afër për programin tonë për shëndetësinë, me një grup profesionistësh nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë dhe me disa pacientë. Të gjithë flasin të shqetësuar për çmimet e papërballueshme për cilësinë e barnave dhe për mungesën e subvencionimit për shumicën prej tyre.

U shpjegova qytetarëve se si ndryshimet ligjore e strukturore që kemi planifikuar, do të vënë pacientin në qendër të sistemit të ri shëndetësor sipas parimit “Paraja Ndjek Pacientin”. Do të ndalojmë rreptësisht hyrjen e medikamenteve të pasigurta dhe do të garantojmë që me kartën e pacientit, gjithkush të zgjedhë ku do të vizitohet, ku do të trajtohet dhe ku do të marrë ilaçet. Për çdo sëmundje, do të ketë një protokoll me ilaçet e dedikuara të rimbursueshme. Nuk do të ketë të përjashtuar nga sistemi ynë i kujdesit shëndetësor.

Profesionistët e Urdhrit te Farmacistit më njohën me punën e vështirë që po bëjnë këto kohë të vështira. Statusi i tyre duhet mbrojtur dhe angazhimi ynë është i qartë në këtë drejtim. Ne do ta shpëtojmë tregun nga mafia e ilaçeve dhe do të kthejmë konkurrencën dhe profesionalizmin në qendër të këtij sektori.

Më 25 prill, shqiptarët do të votojnë për t’i dhënë fund kontrollit mafioz të tregut të ilaçeve dhe për të kthyer sigurinë e medikamenteve. Me programin tonë për shëndetësinë, Shqipëria do të fitojë shëndetësinë dhe medikamente të standardeve europiane. Pacientët shqiptarë do të vihen në qendër të sistemit të kujdesit shëndetësor dhe fitojnë ilaçe të rimbursuara për çdo diagnozë. Më 25 prill, Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI