Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Lubonja: Jemi i vetmi vend ku qeveria nuk tregon nga vijnë vaksinat

Lapsi.al 2 February 2021
Lubonja: Jemi i vetmi vend ku qeveria nuk tregon nga vijnë vaksinat

Analisti Fatos Lubonja akuzoi qeverinë se nuk bëri aspak transparencë për mënyrën se si i futi në Shqipëri vaksinat anti-Covid. Lubonja u shpreh në emisionin “Real Story”, në Neës24, se jemi i vetmi vend, që po i injektojmë vaksinat në një stadium.

“Tani po fajësojmë shumë BE për të gjitha gjërat që s’na erdhën ne vaksinat, ndërkohë që nuk po vështrojmë përgjegjësitë që kemi ne, që këto vaksina të mund të na vinin të sigurt dhe jo siç erdhën, që s’i morëm vesh.

Nuk mundet përgjegjësitë tona, që janë shumë të mëdha, t’i mbulojmë me këtë vështirësi që ka gjithë bota. Ne jemi në fund fare, jemi lënë në imunitetin e tufës. Kur erdhën vaksinat e famshme të parat, shpejtësia me të cilën ato u injektuan ishte aq e ngadaltë, sa ndjeva që ne nuk jemi të përgatitur, nëse vijnë më shumë.

Nuk ka transparencë nga ana e qeverisë sonë për të kuptuar përgjegjësinë tonë. Nëse jemi shtet, duhet të kemi kontrolle ndaj këtyre vaksinave që hyjnë, ndryshe jemi katandisur këtu ku jemi. Edhe bota është përpara të panjohurash e të papriturash përpara këtij virusi.

Nuk kam parë ndonjë vend që të bëhen vaksinat në stadium. Pashë në Turqi ku njerëzit shkonin në spital dhe kishte dhoma ku ata vaksinoheshin, dhe dhoma për të pritur nëse do të kishte reaksion. Por të shkosh të bësh vaksina në stadium, mua më la përshtypjen… Nuk kam parë në Evropë të bëhen vaksina në stadiume.

Nuk u tregua as nga erdhën vaksinat, as certifikata nga ka dalë. Ka shumë gjëra që na bëjnë të mos besojmë. Edhe domatet kur vijnë nga jashtë tregohet nga ka ardhur, apo një kuti konservash. Si ka mundësi që ato vaksina erdhën pa u treguar asgjë dhe u injektuan te njerëzit. Megjithatë, këtu do jemi, do ta shohim” – tha Lubonja.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43