Flash

Kurti prezanton programin e VV: Vaksinojmë 60% të popullsisë kundër Covid

Lapsi.al 2 February 2021
Kurti prezanton programin e VV: Vaksinojmë 60% të popullsisë

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar programin e tij qeverisës, dhe kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti ka thënë se kryeprioritet kanë kthimin në normalitet, në rast se vihet sërish në krye të qeverisë. Ai ka thënë së pandemia COVID-19 ka shkaktuar kriza të shumta, dhe që për këtë kanë një plan të veçantë.

“Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimit të qëndrueshëm të barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent dhe i dendur me qytetarë. Krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit, sfida është e madhe por vullneti është më i madh. Duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë. Ka rënie në ekonomi, vende të humbura të punës, kthimi i jetës në normalitet është prioriteti i yni në vitin e parë të qeverisjes. Synojmë një ekonomi që del nga pandemia e shëruar edhe nga shumë sëmundje tjera që e kanë përcjellur deri tani”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit.

Kurti ka folur edhe për forcimin e turizmit rural, e po ashtu edhe për të drejtat e komuniteteve joshumicë.

“Qeveria jonë do të kujdeset që të vazhdohet me procesin e depolitizimit e normalizimit të punës në ndërmarrjet publike, aq të goditura nga pandemia ashtu edhe nga keqmenaxhimi, e zhvatja e tyre për dy dekada. Këto ndërmarrje duhet të kalojnë nga pengues, në mbështetës të rritjes së ekonomisë. Nga absorbues të buxhetit në kontribuues”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran, dhe Bankës Zhvillimore të Kosovës, dhe se do të shuajë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe asetet e saj do të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.

Kurti ka thënë se me planin e tyre qeverisës të gjitha kategoritë do të ndihmohen, duke shtuar se në programin e tyre qeverisës pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe se të dy prindërit do të kenë pushimin e lehonisë.

“Do të punojmë pa ndërprerë, zotohem për këtë. Çdo vend pune do të jetë me kontratë, do të shtojmë inspektorët nëpër punë. Paga minimale do të rritet në 250, pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj dhe shteti do të jetë pjesëmarrës për pagesë dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, tha Kurti.

Ai madje tha se nënat që janë të papuna, në 6 muajt e parë të lehonisë do të paguhen me nga 250 euro. Po ashtu, Kurti tha se do të ndihmojë edhe çiftet e reja me banim. Kurti ka pasur premtime edhe për studentët. Ai ka thënë se do të ndajnë bursa për studentët arsimi publik do të jetë falas. /Telegrafi

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI