Flash

Ndërron jetë mjekja nga Durrësi

Lapsi.al 3 February 2021
Ndërron jetë mjekja nga Durrësi

Një lajm tragjik vjen nga Durrësi. Mjekja onkologe, Anisa Dedja, është ndarë sot nga jeta në moshë shumë të re. Lajmi bëhet i ditur nga Urdhri i Mjekut Durrës, nëpërmjet një postimi në facebook, ku shkruajnë se mjekja vuante nga një sëmundje e rëndë. Fatkeqësisht mjekja nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. E reja kishte përfunduar studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Postimi:

Me dhimbje të thellë Urdhëri i Mjekut, Durrës, njofton ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë të Doktoreshë Anisa Dedja.

Dr. Anisa Dedja përfundoi studimet e larta në vitin 2018 në Fakultetin e Mjekësisë, të Tiranës, me rezultate të shkëlqyera.

Më pas u largua drejt Gjermanisë për të studime të mëtejshme në Onkologji. Sot la një vend bosh doktoresha jonë Anisa Dedja!

Rruga e jetës së saj, misioni i saj si mjeke e përkushtuar, energjia diellore që rrezatonte me të gjithë u pre në mes!

Me ikjen e saj të parakohshme la trishtimin dhe keqardhjen për jetën e saj të papërmbushur siç ajo dëshironte!

Urdhëri i Mjekut, Durrës përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të rëndë.

I paharruar qoftë kujtimi i saj

Të këshilluara

Kosova shkund raportet Serbi-Izrael

“Nuk jemi të lumtur” – kjo është përmbledhja e reagimeve të zyrtarëve serbë, pasi Izraeli dhe Kosova zyrtarisht vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt. ...

17:00

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI