Flash

Zjarrvënia në Krujë/ Gabimi që autorët bënë brenda banesës së pronarit të makinës

Lapsi.al 2 February 2021
Zjarrvënia në Krujë/ Gabimi që autorët bënë

Zbulohen detaje të tjera nga ngjarja në Krujë, ku një makinë u shkrumbua rreth orës 3:00 të mëngjesit.

Makina tip “Benz”, në pronësi të Bashkim Vogës ishte parkuar në oborrin e shtëpisë. Ky i fundit deklaroi se ka dyshime që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme, pasi autorët fillimisht kanë thyer xhamin e makinës, e kanë spërkatur me benzinë e më pas i kanë vendosur flakën.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët dyshohet se janë larguar duke u hedhur nga muri rrethues i banesës, por në vendngjarje harruan çekiçin dhe bidonin me benzinë. Pronari i makinës, me profesion elektricist ka deklaruar jashtë kamerave se nuk ka dyshime apo konflikte me ndonjë person. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona dhe janë administruar provat në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI