Flash

Kandidimi/ Rama shpjegon borxhin ndaj Durrésit

Lapsi.al 2 February 2021
Kandidimi/ Rama shpjegon borxhin ndaj Durrésit

Edi Rama ka sqaruar sot deklaratën e një ditë më parë, që u duk si një shpallje kandidimi në Durrës, kur tha se ketij qyteti i ka një borxh.

Në konferencën e perjavshme me fokus ekonominë, kreu i qeverisë u shpreh se “borxhi” lidhet me origjinën e tij, por edhe me ato potenciale, që qyteti bregdetar ka për ekonominë shqiptare.

https://lapsi.al/2021/02/02/rama-pse-ne-durres/

“Kjo lidhet me origjinën time, jetën time, kujtimet e mia, lidhet me mua personalisht. Natyrisht lidhet dhe me faktin që Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm ende për t’u shfrytëzuar.

Në kushtet kur Vlora ka bërë shumë përpara, Durrësi duket padrejtësisht sikur është shumë më prapa, por nuk është prapa, por ka nevojë për një shtysë të re. Ky është borxhi, në sensin personal dhe në sensin e interesit të madh të përbashkët. Durrësi ka potencialin që të jetë një motorr i pazëvendësueshëm ekonomik i Shqipërisë. Sot kur ne në Durrës kemi vendosur një bazë të fortë ndryshimi, sepse Durrësi ka shumë probleme, por po të shohim Durrësin e para 7- 8 viteve do shohim që ndryshimi është i konsiderueshëm. Tani ka ardhur koha që Durrësit t’i jepet një shtytje e fortë”, tha Rama.

Duke filluar fushatën, kreu i qeverisë foli edhe për investimet që do të bëhen në Durrës, duke u ndaluar tek dy portet, atë të pasagjerëve dhe atë të tregtar.

“Janë dy pole zhvillime që Durrësin do ta çojnë në një nivel tjetër, por që do të impaktojnë edhe ekonominë e vendit tonë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI