Flash

Rama: Të hënën fillon furnizimi me vaksinën e Pfizer

Lapsi.al 30 January 2021
Rama: Të hënën fillon furnizimi me vaksinën e Pfizer

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Korçës duke ndarë projektet e realizuara në këtë qytet dhe projektet që ende janë në proces. Gjithashtu ai komentoi edhe procesin e vaksinës ndërsa tha se ditën e hënë do të fillojë furnizimi nga Pfizer pas një tërheqje nga ana e kësaj kompanie.

“Sa i përket vaksinës besoj se po e ndiqni çfarë pon ndodh në Evropë dhe vështirësitë që kanë endet për ta garatuar. Kompania Pfizer ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin se i duhet kohë për të financuar investimin. Raporti i prodhimit me kërkesën është i zhdrejtë. Por më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm jo për fajin tonë, dhe arritëm të kemi kontratë me Pfizer për 500 mijë doza kjo e rinovueshme. Do të duhet të kishin ardhur 10 mijë doza në këtë fund janari, por Pfizer bëri postim dhe nuk i patëm në kohë vaksinat, por bëj mirë të them se kemi marrë konfirmim se do të fillojë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shtoi se janë në përfundimit të bisedimeve për kontratë me kompaninë AstraZeneca për vaksina anti-covid. “Kemi negociata të avancuara më AstraZenecën, jemi jo larg finalizimit të një kontrate me AstraZenecën”, tha ai.

Të këshilluara

Moti, fundjava rikthen reshjet intensive

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gj...

09:10

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI