Flash

Rama sfidon BE-në: Kemi tregje të tjera, Turqinë dhe Lindjen

Lapsi.al 30 January 2021
Rama sfidon BE-në: Kemi tregje të tjera, Turqinë dhe Lindjen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë, ku u ndal edhe te tregtimi i mishit. Por mesazhi i tij ishte ndër të tjera një thumb tjetër për Bashkimin Europian.

“Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”, tha Rama.

Ndoshta nuk është rastësi që këto sulme të Ramës ndaj BE-së janë intensifikuar. Fillimisht e kishte për cështjen e vaksinës, ndërsa së fundi e lidh me aksesin në treg të produkteve tona. Por nuk përjashtohet mundësia që kjo retorikë e Ramës ndaj BE-së të jetë edhe një mllef i tij i shtuar lidhur me rrjedhjen në media të dosjes së Ndraghetas në Itali, ku në një pjesë të përgjimeve flitet për penetrimin e kësaj organizate mafioze edhe në vendin tonë sa i përket pastrimit të parave.

Në korridoret diplomatike flitet se dalja në media e këtyre përgjimeve është jo e rastësishme në një kohë kur Shqipëria pritet në prill të shkojë në zgjedhje. Edhe pse Rama deri më tani ka mbajtur qëndrim përcmues ndaj atyre përgjimeve dhe është munduar me cdo mundësi t'i relativizojë, dosja e Ndraghetës është gjithashtu një goditje tjetër për të dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 janar në Qendrën S...

10:41

Moti, fundjava rikthen reshjet intensive

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gj...

09:10

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI