Flash

Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin, Gjonaj: Prokuroria do të hetojë mbi bazën e provave

Lapsi.al 21 January 2021
Policia e Tiranës kërkon rifillimin e hetimeve për 21 janarin,

Policia e Tiranës ka kërkuar rifillim të hetimeve për ngjarjen e 21 janarit.

Burimet thanë se dje është depozituar një letër drejtuar Prokurorisë së Tiranës, në formën e kërkesës për rifillim të hetimeve, ku shtrohen çështje konkrete dhe riekspertime që kërkohen nga Policia, shkruan Panorama.com.al.

Pyetje: Vetëm pas 10 vitesh mos është propagandë apo provokim? Ka prova të reja që i gjeti dje?

Ministrja Gjonaj: Policia do veprojë e pastaj prokuroria do hetojë mbi bazën e provave.

Dje, në letrën e saj drejtuar organit të akuzës, Policia e Tiranës kërkon riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës.

Gjithashtu, kërkon që të ripyeten personat që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës së Republikës, që ishin në shërbim në datën 21 janar 2011. Gjithashtu, në letër kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë.

Gjithashtu, kërkohet riekspertim për caktimin e drejtimit të qitjes gjatë vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës, si dhe plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas.

Të këshilluara

DW: Pse amerikanët kanë besim te Biden?

Joe Biden është presidenti i SHBA, sepse amerikanët kanë besim, që ai i merr me seriozitet shqetësimet e tyre. Shpresa e tyre është, që ai ta drejtojë SHBA-në p...

07:40

Pa unitet nuk ka paqe

Menjëherë pas betimit si president i 46-të i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij përurues. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është një ditë e demokracisë...

20:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI