Flash

Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët pas përhapjes së variantit të ri të COVID-19

Lapsi.al 21 January 2021
Gjermania paralajmëron mbylljen e kufijve me fqinjët pas

Gjermanisë mbase do t’i duhet të mbyllë kufijtë me vendet fqinje, nëse ato nuk marrin masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kështu ka paralajmëruar të enjten shefi i stafit të kancelares Angela Merkel, Helge Braun.

Braun tha për televizionin ARD se është e rëndësishme të vendoset nën kontroll situata në mënyrë që vendet të mbronin veten nga varianti i ri i Coronavirusit, shumë më i transmetueshëm.

“Rreziku është që kur numri i të infektuarve në një vend të rritet, ky mutacion i virusit bëhet dominues dhe atëherë infeksioni nuk mund të kontrollohet më”, tha Braun, duke shtuar se rregullat më të rrepta të hyrjes në Gjermani janë të pashmangshme, përcjell REL.

 

 

Që nga muaji nëntor 2020, Gjermania ka vendosur masa të ashpra të izolimit duke mbyllur restorantet dhe qendrat e sportit, ndërsa prej mesit të dhjetorit edhe shkollat dhe shumicën e dyqaneve.

Varianti i ri i koronavirusit fillimisht është identifikuar në Britani të Madhe dhe Afrikën Jugore.

Ekspertët kanë thënë se ai është shumë më ngjitës se varianti i parë mirëpo përgjithësisht ka simptoma të njëjta dhe nuk është më i rrezikshëm.

Të këshilluara

DW: Pse amerikanët kanë besim te Biden?

Joe Biden është presidenti i SHBA, sepse amerikanët kanë besim, që ai i merr me seriozitet shqetësimet e tyre. Shpresa e tyre është, që ai ta drejtojë SHBA-në p...

07:40

Pa unitet nuk ka paqe

Menjëherë pas betimit si president i 46-të i SHBA-së, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij përurues. “Kjo është dita e Amerikës. Kjo është një ditë e demokracisë...

20:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI