Flash

Mesazhi i Trump ndaj mbështetësve të tij: Kemi bërë një punë të mrekullueshme, ju dua shumë

Lapsi.al 20 January 2021
Mesazhi i Trump ndaj mbështetësve të tij: Kemi bërë

Presidenti në largim Donald Trump iu ka drejtuar dhe një mesazh mbështetësve të tij gjatë largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai i falënderoi për mbështetjen dhe iu shprehu dashurinë e tij. Nuk munguan falënderimet për mbështetësit e tij, familjen dhe bashkëshorten Melania Trump.

“Ju dua shumë, faleminderit shumë. Ju dua vërtetë shumë dhe ua them nga thellësia e zemrës sime. Ju falënderoj për mbështetjen. Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua dhe më kanë dhënë mbështetjen. Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë diçka mjaft e veçantë, dua të falënderoj bashkëshorten time, e cila më ka qëndruar pranë gjatë detyrës sime. Është shumë popullore me njerëzit dhe dua ta ftoj këtu.

Ajo që kemi bërë ka qenë një punë e mrekullueshme. Rindërtuam SHBA-të, krijuam një forcë të re, kemi pasur arritjet tona të mëdha. nuk jemi një administratë e rregullt por speciale. Kemi bërë atë që nuk është bërë kurrë më parë”, tha Trump.

Ai e cilësoi të mrekullueshëm shërbimin dhe tha se bëmë më të mirën për ekonominë duke përmendur dhe pandeminë.

“Kemi dhënë shërbim të mrekullueshëm. Jemi kundër atyre që nuk kanë dhënë trajtimin e duhur. Njerëzit janë të lumtur, ushtarakët po ashtu, kemi dhënë maksimumin për ta. Kemi pasur rritje të vendeve të punës, nëse nuk do ishim goditur nga covid-19 do kishim ecur shumë përpara. Edhe punësimet do ishin në rritje të mëtejshme, mund të ishin dyfish. Bëmë më të mirën për ekonominë, pavarësisht pandemisë. Kemi parë që kanë ndodhur edhe gjëra të pabesueshme. Kam para elementë të ekonomisë që kanë pësuar rritje. Jemi vendi me ekonominë më të mirë në botë. I bëmë ballë edhe pandemisë, edhe pse na goditi rëndë. Kemi

bërë një mrekulli sa i përket kurimit ndaj Covid-19, vaksinën mund ta quajmë një mrekulli që ndodhi në SHBA. Vaksinimi po vijon e do vijojë me ritme edhe më të shpejta”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI