Flash

Brenda vilës 1.3 miliardë euro të Putinit (FOTO dhe VIDEO)

Lapsi.al 20 January 2021
Brenda vilës 1.3 miliardë euro të Putinit (FOTO dhe VIDEO)

Ndonëse sapo shkeli në tokën ruse kritiku më i madh i Putin u arrestuam kjo nuk e ndaloi atë që të postonte një video ku shfaqet pallati tejet luksoze i presidentit rus në brigjet e Detit të Zi. Pallati, që pretendohet të ketë kapur shifrën e 1.3 miliardë euro, mund të jetë rezidenca më e madhe në Rusi me një madhësi prej 17,691m2.

Pamjet 3D të këtij pallati luksoz janë publikuar nga Navalny, i cili thekson se e gjitha prona në këtë zonë është sa 39 herë sipërfaqja e Monakos. Sipas tij, në pallatin luksoz ka një kishë, por edhe një klub striptizmi.

“Pallati ka portin e tij, një kishë, një sistem lejesh, një zonë ndalim fluturimi, edhe një postbllok në kufi. Është absolutisht një shtet i ndarë brenda Rusisë,” thotë Navalny. Sipas tij, ndërtimi i pallatit luksoz është siguruar falë parave të korrupsionit. Në pallat ka një kinema, një palestër, një pishinë të brendshme dhe një qilar për verë.

 

 

Navalny pretendon se për pallatin luksoz dhe tokën që e rrethon është paguar me ‘ryshfetin më të madh në histori’. “Është godina më e ruajtur në Rusi. Nuk është një shtëpi fshati apo një rezidencë, është një qytet i tërë, madje një mbretëri”, thotë ai.

 

Sipas Navalny-t, paratë për ndërtimin e kompleksit janë dhënë nga të paktën dy oligarkë pranë Putinit.

 

Videoja e realizuar para se Navalny të përfundonte pas hekurave është hedhur në internet përpara disa orësh.

https://www.youtube.com/watch?v=ipAnwilMncI&feature=emb_title

 

 

 

Të këshilluara

McConell: Trump provokoi turmën në Kongres

Lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, ka fajësuar drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump dhe disa aleatë të tij për sulmin vdekjeprurës në...

10:30

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI