Flash

McConell: Trump provokoi turmën në Kongres

Lapsi.al 20 January 2021
McConell: Trump provokoi turmën në Kongres

Lideri i republikanëve në Senat, Mitch McConnell, ka fajësuar drejtpërdrejt presidentin amerikan, Donald Trump dhe disa aleatë të tij për sulmin vdekjeprurës në Kongres, ndërkohë që Senati po përgatitet për gjykim ndaj presidentit në shkuarje, me akuzat për “nxitje të kryengritjes”.

McConnell, një mbështetës i madh i Trumpit në katër vjetët e fundit, ka thënë më 19 janar se “turma ka qenë e ushqyer me gënjeshtra”, para se të sulmonte Kongresin më herët gjatë këtij muaji. “Ata janë provokuar nga presidenti dhe persona tjerë me pushtet, dhe ata kanë tentuar të përdorin dhunën dhe frikën për të ndalur procedura specifike që nuk iu kanë pëlqyer në degën e parë të qeverisë federale”, ka thënë senatori nga Kentaki në dhomën e Senatit. Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, duke prezantuar artikullin e miratuar për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Prej sulmit të 6 janarit në Kongres, që ka rezultuar me vdekjen e pesë personave, McConnell ka pasur qasje më të ashpër kundrejt presidentit nga partia e tij, i cili më 13 janar është paditur për herë të dytë nga Dhoma e Përfaqësuesve për rolin e tij në nxitje të dhunës. Ndërtesa e Kongresit është sulmuar nga protestuesit pro-Trumpit, të cilët ishin zemëruar pasi presidenti ka përsëritur në disa raste se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit dhe se procesi është manipuluar.

Pretendimet e tij janë hedhur poshtë dhjetëra herë nga gjykatat në Shtetet e Bashkuara. McConnell do të humbë pozitën si lider i shumicës në Senat më 20 janar, në ditën e njëjtë kur të skadojë mandati i Trumpit. Ndonëse McConnell nuk ka treguar nëse do të votojë për ta dënuar presidentin në Senat, ai është raportuar të ketë thënë privatisht se dënimi ndaj Trumpit do të mund të ndihmonte në uljen e ndikimit të tij në Partinë Republikane. Dy të tretat e anëtarëve të Senatit duhet të votojnë për ta dënuar Trumpin, që i bie se të paktën 17 republikanë duhet t’iu bashkohen demokratëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI