Flash

Lihet në burg shoferi i aksidentit prej të cilit ndërroi jetë 10-vjeçarja

Lapsi.al 20 January 2021
Lihet në burg shoferi i aksidentit prej të cilit ndërroi

Gjykata e Tiranës caktoi masën e “arrestit me burg” për Alban Gurin, shoferi i cili aksidentoi për vdekje 10 vjeçaren ditën e dielë. Guri akuzohet për ‘aksident me pasojë vdekjen’ dhe ‘largim nga vendi i aksidentit’.

Babai i të miturës, e cila ndërroi jetë në spital, tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur.

“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen për dore. Shoferi erdhi dhe e përplasi. Aksidenti mund t’i ndodhe çdokujt, por shoferi beri gabim se ishte me shpejtësi në rrugë lagje. E përplasi fëmijën dhe iku. Mund të ketë qenë i pirë, por ia le shtetit në dorë të bëjë drejtësi. Këtu s’ka as rrugë as trotuar asnjë kusht.”, tha Iliaz Petali për News24.

Të këshilluara

Parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat malore. Por pasditja sjell shtim të ...

07:18

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI