Flash

COVID-19 në Kosovë/ 294 të infektuar dhe 9 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Lapsi.al 19 January 2021
COVID-19 në Kosovë/ 294 të infektuar dhe 9 të vdekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të martën se nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur edhe 9 persona. Dy viktima janë shënuar në Prishtinë dhe nga një në Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Mitrovicë, Prizren, Suharekë dhe Vushtrri.

Bazuar në raportin ditor të IKSHPK-së janë testuar edhe 1.729 mostra të dyshuara, prej të cilave 294 kanë dalë pozitive në koronavirus.

Të shëruar nga sëmundja janë regjistruar edhe 281 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 56.412 të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1.420 pacientë kanë vdekur ndërsa 49.713 janë shëruar. Të martën është raportuar se raste aktive aktualisht janë 5.279.

Të këshilluara

DW: Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim

Të martën (19 janar) parlamenti në Athinë vendos mbi zonën-dymbëdhjetë-milje në Perëndim. Bëhet fjalë për detin midis Greqisë dhe Italisë. Miratimi i parlamenta...

14:05

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI